Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ FLAMURTARIT PËE KUPËN E SHQIPËRISË/ Pas zyrtarizimit tek Skënderbeu, nis stërvitjen mesfushori…

Pas kalimit me sukses në raundin e parë në Kupën e Shqipërisë, ku triumfuan në të dyja ndeshjet me të njëjtin rezultat 2-0 me Elbasanin, tashmë në turin e dytë, krutanët i pret Flamurtari. Ndonëse kjo ndeshje Kupe u luajt të mërkurën, një ditë më pas, krutanët u janë rikthyer përgatitjeve për kampionatin dhe konkretisht për ndeshjen e nesërme me Skënderbeun.

Skuadra nuk ka pasur kohë të pushojë dhe dje ka zbritur në fushën e stërvitjes për të përgatitur me detaje ndeshjen me korçarët. Atmosfera në skuadër ka qenë e mirë kjo për vetë faktin se tashmë edhe grupi është më i plotë, ndonëse Husein dhe Hasani ende nuk janë gati.

Gjithsesi, janë rikthyer dy prej të dëmtuarve, Sokol Neziri dhe Bedri Greca, të cilët luajtën një pjesë loje edhe në përballjen me Elbasanin në Kupë. Ky është një lajm i mirë për stafin në prag të sfidës me Skënderbeun.

MESFUSHORI – Pak ditë më parë Moraesh u largua zyrtarisht nga krutanët për t’iu bashkuar Skënderbeut, duke përforcuar këtë të fundit.

Edhe te krutanët ka pasur lëvizje, pasi nigeriani Henri Okebugu ka zbarkuar që të mërkurën në mbrëmje në Krujë dhe dje i është bashkuar skuadrës në stërvitje duke bërë që krutanëve t’u rikthehet një përforcim i rëndësishëm dhe një prej pikave kyçe të sezoneve të shkuara.

Normalisht nuk pritet që nigeriani të jetë në dispozicion që në ndeshjen e radhës, mirëpo gradualisht deri sa të marrë formën, do të jetë një forcë më shumë për krutanët, të cilët e kanë nisur këtë sezon me shumë mungesa për shkak dëmtimesh.

Related posts

STATISTIKAT/ Edin Dzeko, bomberi boshnjak barazon rekordin e sulmuesit argjentinas

Delo.autor

KRITIKON ASHPËR “KATALANASIT”/ Stoichkov: Sa herë që Griezmann është në fushë, Barcelona luan me…

Delo.autor

MORI FANELLËN ME NUMRIN 9/ Lukaku zbulon prapaskenën: Ja cili ndikoi që zgjodha Inter

Delo.autor

Leave a Comment