Futboll Sport

ZBULON TË ARDHMEN/ Zidane refuzon milionat e sheikëve të Newcastle, sepse tashmë ka një plan tjetër

Zbarkimi i presidencës saudite te Newcastle United ka filluar me forcë të madhe, kur është fjala për përforcimin e “zogjve” në verilindje të Anglisë. Thashethemet për emrat që mund t’i bashkohen projektit janë të vazhdueshme, edhe kur bëhet fjalë për stolin e trajnerit.

Nga Anglia, “Daily Mirror” tregon se njerëzit e Mohammad Bin Salman kanë tentuar ish-trajnerin e Real Madridit, Zinédine Zidane, i cili refuzoi ofertën për të stërvitur në “Saint James Park”. Tabloidi britanik vëren se “Zizou” iu ka thënë “jo” ofertave saudite, pasi ai mendon mundësinë për të qenë trajneri i ardhshëm i Francës, një opsion tani më i largët, pas suksesit të Didier Deschamps në Ligën e Kombeve.

Emra të tjerë që tingëllojnë për stolin e Newcastle United janë ata të Steven Gerrard, Brendan Rodgers dhe Antonio Conte. Edhe trajneri italian, kampion me Interin në sezonin e kaluar, thuhet se e ka refuzuar ofertën, pasi kërkon një projekt më të konsoliduar në nivel sportiv.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Ja ARSYEJA pse RONALDO nuk pranoi të transferohej tek MILANI

Isa.Autor

PO BËN NAMIN NË RRJET/ Transferta e bujshme mbërrin në aeroportin e Barcelonës (FOTO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Një gol nga hiçi dhe kaos në “Air Albania”, Polonia mposht Shqipërinë dhe merr vendin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment