Futboll Seria A Sport

DISFARTA NDAJ INTER NË DERBI/ Kapiteni i Milan: Të rrëzohesh është pjesë e futbollit, por duhet të kthejmë timonin

Fjalët e menduara e të përdorura në rrjetet sociale pas derbit janë me të vërtetë prej kapiteni: “Ta vendosësh fytyrën kur gjithçka shkon mirë është e lehtë, por e rëndësishme është ta bësh edhe sot. Të rrëzohesh është pjesë e futbollit, por për një grup si yni ngritja dhe kthimi i menjëhershëm i timonit është një detyrë. Së bashku, të bashkuar, si gjithnjë”. Alesio Romanjolit i shkon merita se i ka marrë gjithnjë përgjegjësitë edhe në rastet e rralla kur Milani i vitit të fundit nuk ka ecur siç duhej.

Siç ndodhi në fund të ndeshjes së shëmtuar me Specian, kur ai zgjodhi një koment më shqeto dhe të ashpër nga fjalët e fundit: “Sot e nënvlerësuam pak”. Rroftë sinqeriteti, edhe pse ndonjëherë mund të hapë probleme dhe në këtë rast, në veçanti, kur dikush në rrugën “Aldo Rossi” nuk e priti mirë këtë deklaratë.

INGRANAZHE TË DËMTUARA – Por, duke ngelur te tema e sinqeritetit, vjen ndonjë reflektim edhe për Alesion. Një sezon i vështirë ky i tiji, që nuk u ngrit në nivelin që ishim mësuar ta shihnim edhe kur Milani shkëlqente dhe gjithçka funksiononte. Pika e referimit në qendër të mbrojtjes këtë vit ishte Kjaer, me Romanjolin në kërkim të gjendjes së tij më të mirë, të cilën nuk po arrin ta gjejë. Për të qëndruar në rastet më të fundit, është naiviteti mbi Falçinelin në Beograd që shkaktoi atë penallti dhe paaftësia për të mbajtur Lukakun në derbi (në aksionin e golit të parë të Lautaros, belgu i rrëshqet me dyfishin e shpejtësisë). Pastaj, penalltia ndaj Pusetos në Udine dhe vuajtjet me Xhekon dhe Mertensin.

TIFOZËT, TË NDARË – Arsyeja e të gjitha të këqijave është edhe ai dëmtim në pulpën e djathtë sezonin e shkuar që e la në infermieri për rreth 3 muaj. Në skenë u rikthye në mes të tetorit. Por, tani jemi në mes të shkurtit dhe rendimenti i tij nuk është thjesht në lartësinë e duhur dhe një pjesë e tifozërisë kuqezi kujton me nostalgji kur Romanjoli ishte dikur lideri i mbrojtjes së “Djallit”. Sot kapiteni është 26 vjeç dhe marzhi i tij i përmirësimit nuk ka ku të shkojë më tej, duke shtuar më tej numrin e skeptikëve.

E ARDHMJA – Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm dhe klubi duhet të marrë një vendim. Aktualisht, rroga e tij është 3.5 milionë euro neto në sezon dhe nga sinjalet e para Raiola do të kërkojë të paktën 5 për të rinovuar. “Elliott” duhet të kuptojë se çfarë rruge duhet të marrë dhe për këtë duhet ta ndihmojë vetë Romanjoli. Karriera e çdo lojtari përbëhet nga ulje-ngritje. Por, festimet me polemika kundër kritikave, siç ndodhi pas ndeshjes me Fiorentinën, nuk është se shërbejnë. Mbi të gjitha kur mban në krah shiritin.

Related posts

Rio Ferdinand: Do ta merrja menjëherë këtë talent te Manchester United

Delo.autor

GJICI NUK KURSEN AS STAFIN PAS ELIMINIMIT NGA KUPA/ Në stolin e Kukësit për sezonin tjetër projektohet…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Fitore me shije të hidhur për PSG, Kean shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment