Futboll Seria A Sport

“ZIKALTËRIT” NË KRIZË TË THELLË/ Interi mund të “buzëqeshë”, Suning jep sinjale pozitive

“Suning.com” mbrëmjen e 14 tetorit ka publikuar një raport për 9 muajt e parë të 2021-shit dhe duket se nga kinezët sinjalet janë pozitive.

Sipas parashikimeve faza më e keqe ka kaluar dhe shifrat kanë ardhur në rritje muaj pas muaji pasi shitjet e produkteve në biznesin kryesor elektrik 3C të kompanisë në Kinë u rritën 30% nga muaji i mëparshëm dhe pritet të rriten ende në këtë tremujor të fundit të vitit.

Tashmë bashkëpunimi midis “Suning.com” dhe institucioneve financiare ka rifilluar dhe pasi në gusht u krijua një komitet i përbashkët i kredisë, likuiditeti i kompanisë po rivendoset gradualisht.

Me këtë ritëm, për Suning mund të ketë kaluar më e keqja dhe Interi mund të marrë frymë lirisht, të paktën për momentin.

Related posts

Dëmtimi misterioz i Moratës, videoja turbullon fansat e futbollit në Angli

Q.Autor

Epidemi dëmtimesh, Skënderbeu ”sakatohet” para Flamurtarit

Sadik.Autor

SFIDAT ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Abrashi: Nuk i krahasoj trajnerët, e rëndësishme është…

Delo.autor

Leave a Comment