Futboll Kategoria Superiore Sport

E FUNDIT/ “FSHF” vendos përfundimisht, ja vendimi për titullin e Partizanit

Ndryshon sërish plani i FSHF-së për ceremoninë e titullit kampion të Partizanit. Mësohet se drejtuesit më të lartë kanë vendosur që t’i dorëzojnë trofeun Partizanit pikërisht këtë të dielë pas ndeshjes Partizani-Kukësi, që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 16:30.

E diela do të jetë një ditë feste për tifozët e kuq, që krahas 90 minutave të takimit do të shijojnë edhe ceremoninë e titullit kampion pas 26 vitesh pritje. Kapitenit Alban Hoxha do ja dorëzoj trofeun pikërisht presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Pritet një ceremoni gjigante, me klubin e kuq që po e përgatit në detaje festën. Mendohej se Partizani do t’i bënte një kërkesë Luftëtarit që të luante ndeshjen e fundit në kryeqytet, por pas vendimit të fundit të FSHF tashmë nuk është nevoja për spostimin e stadiumeve, pasi ceremonia do të bëhet një javë para fundit të kampionatit.

Related posts

E BUJSHME/ Milan zgjedh trajnerin, kontratë deri më 2020

Q.Autor

REVOLUCION TOTAL TEK SERIE A/ Kalendari bëhet asimetrik si në Premier dhe La Liga, por me një tjetër ndryshim

Delo.autor

Largimi nga PAOK-u, vjen oferta e parë për Ergys Kaçen

Q.Autor

Leave a Comment