Futboll Premier League Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ Sulmuesi Salah vjedh shfaqjen, “magjitë” po bëjnë xhiron e botës (VIDEO)

Jemi mësuar të flasim gjithmonë për Ronaldon dhe Mesi, por kësaj radhe shfaqjen ka vendosur ta vjedhë ylli i Liverpulit, Muhamed Salah.

Egjiptiani përveçse të shënojë, di dhe të japë asiste. Këtë e ka treguar më së miri ditën e sotme në sfidën Uatford-Liverpul, ku Salah dha një pas magjike për Mane.

Në minutën e 9-të të takimit, Salah pasoi një top të gjatë me të jashtmen e këmbës të majtë, ndërsa Sane nuk gaboi para portës duke dërguar Liverpulin në avantazh.

Asisti i Salah po bën xhiron e botës duke treguar dhe një herë aftësitë që ka ky futbollist. Ndërkohë në minutën e 54-ët Salah u bë sërish protagonsit duke shënuar një supergol pasi gënjeu tre mbrojtës kundërshtar.

Related posts

Sead Kolasinac në krah të Xhakës e Mustafit: Me shqipet (FOTO)

Q.Autor

SOUTHAMPTON – ARSENAL/ Vendasit nuk kanë arritur të fitojnë në 12 ndeshjet e fundit (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

E BESONI APO JO? Pas Brojës e Asllanit, Napoli piketon një tjetër shqiptar, këtë herë jashtë Serie A

F.autor

Leave a Comment