Futboll Ligue 1 Sport

ZBULON PRAPASKENËN E MERKATOS SË VERËS/ Ish-presidenti i Barcelonës: Kishim në dorë Mbappe, por…

Ish -presidenti i Barcelonës, Maria Bartomeu është shprehur se Barcelona kishte mundësinë të nënshkruante me sulmuesin Kilian Mbape në vitin 2017.

Mbape tani është një nga lojtarët më të lakmuar në futbollin botëror, duke tërhequr shumë vëmendje nga skuadrat e mëdha, në veçanti nga Reali, pasi kontrata e tij me PSG-në është në skadencë. Sulmuesi francez u transferua te parisienët në vitin 2018 nga Monako.

Bartomeu është shprehur se si katalanasit kishin mundësi të nënshkruanin me Mbapenë një vit më para se të transferohej në Paris, por në vend të kësaj, ata vendosën të nënshkruajnë me yllin e Dortmundit, Osman Dembele, me një marrëveshje me vlerë 135 milionë euro.

“Nënshkrimi i Mbape ishte në tryezë, por trajnerët preferuan Dembelen sepse donin një lojtar që hapej shumë në fushë’’, është shprehur ish-presidenti i Barcelonës.

Që atëherë, Dembele ka vuajtur nga një mori lëndimesh, ndërsa shoku i tij i kombëtares Mbape ka njohur vetëm rritje. Në atë kohë, trajner ishte Ernesto Valverde që e cilësonte Dembelen si më të rritur dhe më të pjekur për Barcelonën. Për Mbapenë nuk kishte asnjë garanci se do të ishte aq i mirë sa sot, dhe këto vendime shpesh dhembin në të ardhmen.

Related posts

TREGON NJË HISTORI TË PAZAKONTË ME ISH-TË DAHURËN E TIJ/ Martinez: Flija në shpinë nga frika (VIDEO)

Delo.autor

HISTORIKE/ Tenistja Muguruza triumfon në “WTA Finals” dhe shpallet “kampionie” e 2021

Delo.autor

ENDE NUK KA DEBUTUAR TEK “DJALLI”/ Mbrojtësi Dalot: Frymëzohem nga Dani Alves, kam ardhur në Milano me…

Delo.autor

Leave a Comment