Futboll Seria A Sport

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ Ylli i “Kuqezinjve” afër rinovimit të kontratës për 5 vite, ja emri dhe detajet…

Te Milani ka ardhur koha e rinovimeve. Pas nënshkrimit me talentin belg Salemakers, kuqezinjtë janë fokusuar tek yjet e skuadrës, një ndër ta dhe Teo Hernandez.

I vënë nën lupën e ekipeve më të mëdha europiane, Teo pritet që shumë shpejtë të rinovojë kontratën me Milanin. Aktualisht francezi paguhet 2 milionë euro në sezon, ndërsa kontrata e re parashikon dyfishim page deri në vitin 2026.

E gjitha kjo ka ardhur falë agjentit të njohur, Mino Raiolës. Ky i fundit po tenton të marrë nën menaxhim Teon, por agjenti aktuali i francezit Kuilon ka përshpejtuar tratativat me Milanin duke e nxjerrë jashtë loje ‘’ujkun’’ Raiola.

Shumë shpejt pritet dhe zyrtarizimi i marrëveshjes së re, që do të qetësonte drejtuesit dhe do të largonte PSG-në, e cila i ka vënë syrin prej kohësh yllit të krahut të majtë.

Related posts

UEFA “shkurorëzon” Skënderbeun, tani njeh Kukësin si kampion

Isa.Autor

Perotti: Nainggolan? Ishte i çmendur, por unë i uroj më të mirën!

Sadik.Autor

Chelsea rigjen fitoren, bën hap të rëndësishëm në luftë për vend të katërt

Q.Autor

Leave a Comment