Champions League Futboll Sport

BENFICA-BAYERN MUNICH/ Nagelsmann: Do të zbresim në fushën e lojës vetëm për tri pikët

Bajerni do të luajë sot ndaj Benfikës një ndeshje e cila do të vlejë shumë për sa i përket kualifikimit. Me 6 pikë në 2 ndeshjet e para, skuadra e Nagelsmanit është në rrugën e duhur për të mbyllur sa më shpejtë llogaritë për fazën tjetër. Në konferencën për shtyp, trajneri bavarez tha se portugezët janë një skuadër edhe më e fortë se Barça.

Sa e njihni Benfikën?

Mendoj që nuk është nevoja për një prezantim të tyrin. Benfika është një emër i madh në futbollin europian. Do të isha i kënaqur nëse skuadra ime do të tregonte të njëjtin nivel loje si ndaj Leverkusenit. Portugezët janë një ndër skuadrat më të forta në vendin e tyre dhe kjo na motivon mjaftueshëm për të hyrë në lojë me përqendrimin e duhur. Do të zbresim në fushën e lojës vetëm për tri pikët.

Dominimi në Bundesligë vazhdon, sa ndryshon Champions-i nga kampionati?

Tani jam në krahun tjetër, në vitet e kaluara kam qenë ndjekës i Bajernit. Ishte një punë shumë e vështirë, por kur shoh se si funksionojnë gjërat këtu mund të them që nuk më habit dominimi. Skuadra ka një mentalitet fitues dhe nuk ka rëndësi nëse luan në kupën e Gjermanisë, kampionat apo Champions.

Si është gjendja e Hernadezit?

Lukas është stërvitur mirë dhe është fokusuar te ndeshja edhe pse nuk është e lehtë. Jeta personale dhe ato çfarë ndodhin përreth saj na prekin të gjithëve. Shpresoj që gjërat të shkojnë sa më mirë për të dhe ai të jetë 100% i fokusuar te puna këtu.

Bajerni rikthehet te stadiumi ku dy vite më parë fitoi Champions-in, si ndihen djemtë?

Nuk kemi folur ende për të këtë gjë, por mendoj që është një moment i bukur. Ajo natë është ngulitur thellë në mendjen e të gjithëve dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim. Tifozët e Benfikës janë të veçantë dhe mendoj për çdo skuadër që vjen të luajë këtu është një kënaqësi dhe një provë e vërtetë.

Si është gjendja e skuadrës?

Gorecka ka një ftohje dhe nuk është në gjendje për të luajtur, Fonsi ka probleme muskulore, më shumë një lodhje. Nuk ishte në 100% të formës së tij dhe për këtë arsye do të jetë jashtë. Pjesa tjetër e skuadrës është ok dhe mendoj gati për të luajtur një ndeshje të madhe.

Sa shanse ka Benfika t’ju mundë në ndeshjen e nesërme (sotme)?

Mendoj që ata nuk do të kenë frikë nga ne, ata na respektojnë pasi jemi një skuadër me kualitet, ashtu si dhe ne për ta. Në shtëpinë e tyre ata do të mundohen të gabojnë sa më pak, mendoj që kjo do t’i vërë ata nën presion.

Related posts

(FOTO) Sot janë Krishtlindjet, nuk do ta besoni ku ndodhet Mavraj

Q.Autor

ZYRTARE/ Bayern rinovon me sulmuesin, kontratë deri në vitin 2029

F.autor

FOTO/ Njihuni me fituesit dhe humbësit më të mëdhenj të merkatos së janarit

Q.Autor

Leave a Comment