Bundesliga Futboll Sport

SKANDAL/ Presidenti i klubit të Bundesligës dhunohet nga tifozët kundërshtarë

Një natë frike për presidentin e Union Berlin, Dirk Zingler, i cili u sulmua së bashku me persona të tjerë në një lokal të Roterdamit nga një tifoz i Feyenoord. Dy skuadrat do të përballen sonte në “Conference League”.

Presidenti i klubit gjerman ishte në mesin e një grupi drejtuesish kur u sulmua. Njëri nga njerëzit që ndodhej me të përfundoi në spital. Policia e Roterdamit arrestoi një 25-vjeçar, i cili, së bashku me një grup njerëzish, hodhën karrige dhe objekte të tjera.

“Për fat të mirë nuk pati lëndime serioze. Unë nuk mendova se një gjë e tillë mund të ndodhte. Grupi që shoqëronte presidentin në momentin e incidentit përbëhej nga rreth një e treta femra, kishte edhe të moshuar”, – tha zëdhënësi i klubit gjerman për “Dpa”, duke shtuar se i plagosuri tashmë është larguar nga spitali. Feyenoord e dënoi menjëherë incidentin dhe i kërkoi falje Union Berlinit.

Related posts

Pochettino merr vendimin/ Tottenham pa 9 titullarë në debutimin e Premier League

Isa.Autor

Barcelona ka tetë super alternativa për një mbrojtës

Sadik.Autor

Askush nuk habitët më, një tjetër emër për stolin e kuq!

Sadik.Autor

Leave a Comment