Futboll Sport

“IZOLOI” LUKAKUN/ Gjimshiti më i miri në fushë: Ishte një lojë shumë e…

Kur në minutën e 82-të Gasperini thirri në stol Berat Gjimshitin u duk një çmenduri, duke qenë se mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ishte më i miri në fushë për Atalantën, pasi jo vetëm arriti të nxirrte jashtë loje një mal si Lukaku, por në të njëjtën kohë vuri edhe trupin në një tentativë shumë të rrezikshme të Lautaro Martinezit. Por, ndoshta, zëvendësimi përpara fundit të ndeshjes u shpjegua nga vetë Berat Gjimshiti, në fund të pjesës së parë, kur për mikrofonat në fushë të rrjetit “Sky Sport” theksoi:

“Një ndeshje plot shqelma, plot bërryla, por e dinim që në fillim se do të kishte qenë një betejë e ashpër. Duhet të provojmë të shkojmë sa më në thellësi në sulm, në pjesën e dytë, ndonëse mbrojtja e Interit është vërtet shumë e fortë dhe e dinim se e tillë ishte që kur kemi përgatitur ndeshjen”. Dhe në fund, Gjimshiti kishte shumë të drejtë, sepse jo vetëm Interi arriti që të mbante portën e paprekur edhe me disa mrekulli të Handanoviçit, kur shokët e tij në sulm arritën të çanin prapavijën zikaltër, por në të njëjtën kohë nuk arritën që të dilnin me pikë ndaj kampionëve.

Pavarësisht kësaj, për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, mbrëmja e djeshme do të mbetet gjatë në memorie, pasi 28-vjeçari e ritheksojmë se ishte më i miri për Atalantën, por në të njëjtën kohë u bombardua me elozhe edhe nga media italiane, e cila e vlerësoi me notën 7.

“Sportmediaset” Gjimshiti 7 – “Një ndeshje që është pak ta quash perfekte, jo vetëm ndaj Lukakut, por kujtdo që provoi t’i dilte përpara në fushë. Janë të tijat të paktën tri frenime në aksione, për të cilat përdori çdo mënyrë të mundshme. Lexon përpara aksionet, përdor muskujt, por edhe trupin, kur shtrihet në sparkatë”.

“Tuttomercato” Gjimshiti 7 – “E gjen shpesh në mesfushën e Interit duke shoqëruar aksionet sulmuese të Atalantës, ndërsa kur i kërkohet të mbrojë, tregon se ka jo vetëm një fizik të hekurt, me të cilin përballon dhe madje fiton duelet me Lukakun, por në pjesën e parë i shkon pranë edhe golit me një goditje me kokë, pas një goditjeje këndi”.

“Eurosport” Gjimshiti – “Është më i miri i mbrojtjes, por edhe i të gjithë atalantinëve. Preciz dhe i përpiktë ndaj Lautaros, por nuk trembet as nga Lukaku. Thjesht fantastik. Në të 82-ën Gasperini e thërret në stol, pasi shpenzoi shumë”.

Related posts

I JEP FUND POLEMIKAVE/ E konfirmon presidenti Bartomeu: Koeman do të jetë trajner i ardhshëm i Barcelonës

Delo.autor

“KOKFORTËSI SHQIPTARE”/ Sokol Cikalleshi pushton mediat turke dhe përzgjidhet në formacionin e javës

F.autor

“KAM NDARË DHOMËN ME MESSIN”/ Ish futbollisti ekstradohet në SHBA për 2 ton kokainë

F.autor

Leave a Comment