Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Verstappen sfidë Hamilton: Në Austin do të shohë targën e “Red Bull”

Max Verstappen ndodhet në krye të renditjes botërore për pilotë në Formula 1, ndërkohë që kanë mbetur edhe 6 gara nga fundi. Piloti holandez i Red Bull përgatitet për një fundjavë të vështirë në pistën amerikane të Austin, ku do të zhvillohet gara e radhës.

“Në këtë pistë gjithnjë kemi qenë kompetitivë dhe kemi bërë paraqitje të mira. Ka ardhur koha që këto rezultate të mira t’i transformojmë në fitore. Jemi në gjendje të duelojmë për fitore në çdo pistë dhe një fitore në Austin do të na japë më shumë motivim për të ardhmen”, tha Verstappen.

“Edhe në këtë pistë do të duelojmë fort me Mercedes. Çdo garë do të jetë e veçantë, një sfidë ndryshe nga tjetra. Pista e Austin lejon parakalimet, ndaj do të jetë një sfidë interesante. Ne synojmë të mbajmë pas Mercedes, për të ruajtur kreun e renditjes”, tha Verstappen.

Related posts

TIRANA NË ANKTH PËR COVID-19/ Izolohet trajneri Shehi. Frikë edhe për futbollistin titullar…

Delo.autor

AVENTURAT E YLLIT ARGJENTINAS/ Agjenti i Higuan i vë “vulën”: Ai do kthehet në Itali vetëm për…

Delo.autor

ËSHTË JASHTË PLANEVE TË SOLSKJAER/ Juventus prenoton mesfushorin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Leave a Comment