Futboll

“Robbery”si në kohët e vjetra dhe tripletë e Lewa-s, Bayern “fundos” Hamburgun

Bayern Munich nuk ka treguar asnjë mëshirë ndaj skuadrës që po vuan në Bundesliga duke fituar me një goleadë në triumfin 5-0 ndaj Hamburger SV. Skuadra bavareze në javën e 26-të kishte përballë ekipin që nuk ka rënë asnjëherë në kategorinë e dytë, por me këtë goditje të fundit, HSV tashmë mesa duket nuk ka asnjë shpresë për të mbijetuar.

 Bayern ka gjetur golin e avantazhit me Ribery që në minutën e 8-të. Francezi ka shfaqur një formë fantastike duke na bërë të rikujtojmë Ribery e para disa viteve. Pas tij ishin dy golat e shpejtë të Lewandowski-t që vulosën praktikisht fatin e kësaj sfide pas vetëm 20 minutave lojë.

 Pas pushimit bavarezët nuk e ulën ritmin ndaj një HSV inekzistent në fushë duke shënuar edhe tre gola të tjerë me Robben, Ribery dhe Lewandowski, i cili humbet penalltinë në minutën e 86’ por ka një mundësi të dytë pak minuta më pas përsëri me penallti. Bayern vazhdon i qetë në krye të Bundesliga-s, ndërsa Hambur është thuajse i fundosur.

Related posts

E PAPRITUR/ MILAN shkon me SKËNDERBEUN në CAS, kuqezinjtë presin MË TË KEQEN

Isa.Autor

BARCELONA DYFISHON SHIFRAT/ Dembele shënon një super gol (VIDEO)

Isa.Autor

CROTONE-MILAN/ “Kuqezinjtë” i shpëton VAR-i, Kessie “thyen akullin” ndaj vendasve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment