Futboll

Partizani-Luftëtari/ Tifozi bëhet protagonist. Trashi shënon, por arbitri ndërpret ndeshjen…

Partizani e Luftëtari luajnë mes tyre sfidën e vlefshme për javën e 24-të në Kategorinë Superiore. Të kuqtë, me Dalipin për herë të parë si trajneri i parë i skuadrës, do të kërkojnë fitoren, për t’u afruar me zonën e Europës, por edhe për një hakmarrje për atë sfidë të fazës së parë, ku u mundën me shifrat e thella 5-0.

partizani luftetari

Nga ana tjetër, Luftëtari është një nga skuadrat me ecurinë më të mirë në javët e fundit, dhe në kryeqytet do të kërkojë të vazhdojë këtë formë të mirë.

 

LIVE | Partizani-Luftëtari 0-0

 

KOMENTI LIVE

tifozi

13’ Trashi godet nga jashtë zone, shënon, por arbitri kishte ndërprerë ndeshjen pak sekonda më parë, prej një tifozi të Partizanit që kishte hedhur në fushë një fanellë të Trashit. E çuditshme çfarë ndodh në “Selman Stërmasi”.

 

12’ Beqiri godet me kokë nga një goditje këndi, por pret Hoxha.

10’ Pa shumë raste minutat e para. Skuadrat shfaqen të kujdesshme në “Selman Stërmasi”.

1′ Nis takimi.

 

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Kotobelli, Batha, Mala, Trashi, Asani, Progni, Bardhi. Trajner: Klevis Dalipi.

 

Luftëtari: Ruci, Liçaj, Jakovleviç, Beqiri, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Abazaj, Rroca, Bregu, Lamçja. Trajner: Hasan Lika

Gjyqtar: Andi Koçi

Related posts

NGA VESELI TEK FLORIAN KAMBERI/ Ja lëvizjet e “kuqezinjve” në merkaton e janarit

Delo.autor

Parolo shënon super gol ndaj Salzburgut

Sadik.Autor

I AKUZUAR PËR DY VEPRA PENALE/ Gjykata vendos “arrest shtëpie” për një muaj për presidentin e Federatës së Kosovës, Agim Ademin

F.autor

Leave a Comment