Futboll Sport

SHËNOI SUPER GOL NË “PREMIER LEAGUE”/ Ja nota e Armando Brojës

Ndeshja e dytë si titullar dhe goli i dytë në Premier League për Armando Brojën, që po shfrytëzon maksimalisht shansin që i është dhënë dhe po justifikon në mënyrë perfekte besimin e trajnerit Ralph Hasenhuttl.

Sulmuesi 20-vjeçar i Kombëtares shqiptare vendosi sfidën ndaj Leeds United të shtunën e kaluar, ndërsa sot e nisi sërish si titullar dhe shënoi nëj tjetër gol, por këtë herë Southampton nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2 në shtëpi ndaj Burnley.

Broja shënoi një gol në minutën e 50’ të ndeshjes, duke i dhënë avanatzhin ne përkohshëm Southamptonit, ndërsa në pjesën e parë bëri një tjetër veprim fantastic në zonë e shërbeu për Redmonds, por ky i fundit shpërdoroi në mënyrë të pabesueshme me portën e boshatisur.

Për sfidën ndaj Burnleyt, Broja u vlerësua me notën 7 nga portal i njohur “Sofa Score”, teksa më mirë se sulmuesi kuqezi u vlerësua vetëm mbrojtësi Livramento, i cili shënoi golin e parë të Southampton dhe bëri një ndeshje vërtetë mjaft të mirë.

 

Related posts

BELGJIKA MBAHET TE LUKAKU/ Danimarkës i duhet fat

Delo.autor

ECURI POZITIVE NË SUPERIORE/ Trajneri Daja kërkon të barazojë rekordin e vendosur kur “demat” u shpallën kampionë

Delo.autor

Jo vetëm RONALDO/ Ja 10 nënshkrimet më të mëdha të Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment