Futboll Seria A Sport

INTER-JUVENTUS/ “Zikaltërit” kërkojnë ringritjen, “Bardhezinjtë” synojnë ecurinë pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 20:45, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, derbi i Italisë, Inter-Juventus, e vlefshme për javën e 9 të Serisë A italiane.

Interi do të kërkojë ringritjen pas humbjes që pësoi javën e kaluar ndaj Lacios, por edhe për faktin se Milani po shkëputet ndjeshëm në krye të renditjes.

Bardhezinjtë e Alegrit vijnë pas një ecurie të mirë radhazi pozitive duke lënë pas atë moment negativ në fillim sezoni, teksa do të kërkojnë që të mposhtin skuadrën më rivale të kampionatit.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER – (3-5-2): Handanoviç; Skriniar, De Vraj, Bastoni; Darmian, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perisiç; Lautaro Martinez, Xheko. Trajner: Simone Inzagi.

JUVENTUS – (3-5-2): Shezni; Danilo, Bonuçi, Kielini; Kuadrado, Bernardeski, Lokateli, MekKeni, Aleks Sandro; Kulusevski, Morata. Trajner: Masimiliano Alegri.

Related posts

BARE SFIDON BARCELONËN/ Xavi: Ndeshja ndaj Espanyol? E vështirë, ja çfarë më ka surprizuar më shumë

Delo.autor

DILEMA PËR KLUBIN E RI/ Conte merr këtë vendim ndaj Icardit

F.autor

Liverpool mendon për mesfushorin e Tottenham si zëvendësuesi i Emre Can…

Q.Autor

Leave a Comment