Futboll Premier League

Scholes tregoi se si Gareth Bale e ‘detyroi’ të pensionohej nga futbolli

Shpejtësia e Gareth Bale do të mbetet shenj e pashlyeshme gjatë gjithë karrierës për shumë futbollistë.

Nëse mendoni të kundërtën, kujtojeni Marc Batran në një ndeshje mes Real Madridit dhe Barcelonës, por pse jo edhe Maiconin, njërin nga mbrojtësit më të mirë të djathë në dekadën e fundit, që u gjunjëzua nga Bale në një ndeshje të Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Tottenhamit.

Një kujtim jo të mirë me shpejtësinë e Bale, e ka edhe Paul Scholes, ish mesfushori legjendar i Manchester United.

Scholes ishte pensionuar nga futbolli në fund të sezonit 2010-2011, për t’u rikthyer sërish, por një përballje me Bale në janar të vitit 2012, i bëri ta kuptojë se i ka ardhur koha të largohet përfundshmit nga ky sport.

“E kujtoj ndeshjen kundër Tottenhamit në shtëpi, ishte vetëm ndeshja e tretë apo e katërt e sezonit, mendoj se ne fituam 3:2, unë luaja shumë mirë kur kisha topin”, deklaroi Scholes.

“E mbaj mend kur Dembele dhe Bale kishin topin, ata iknin shumë shpejtë nga unë, por unë e mbaj mend se çfarë kam menduar: ‘Ju nuk mund ta bëni me këtë’.

“Doja të pensionohem sërish në fillim të sezonit, por e dija që do të dukesha si një idiot. Ishte e sikletshme”, ka shtuar Scholes.

Pavarësisht këtyre mendimeve, ai qëndroi edhe për një kohë në futboll, për të fituar edhe një një titull të Premierligës e për t’u larguar së bashku me trajnerin Alex Ferguson në fund të sezonit 2012.2013./Lajmi.net/

Related posts

NUK KA LËNË ENDE SHENJË ME FANELËN PARISIENE/ Por drejtuesit e PSG-së në faza të avancuara për rinovimin e Neymar

Delo.autor

ZBULIMI I ZIKALTËRVE NË KËTË SEZON/ Dumfris hyn në historinë e Interit me golin e shënuar ndaj Romës

F.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Flitjet se mund të merrte drejtimin e Milanit, e ardhmja e trajnerit francez do të jetë tek…

Delo.autor

Leave a Comment