Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ DINAMOS/ Memelli: Kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë, ky arbitër nuk dua të na gjykojë më

Pasi u mundën minimalisht nga Dinamo në shtëpi, në mikrofonat e “SuperSport” është prononcuar trajneri i Skëndërbeut, Migen Memelli i cili ka dhënë dhe një deklaratë për arbitrin e ndeshjes, Andi Koçi i cili ka thënë që personalisht nuk do e donte të gjykonte më Skënderbeun:

“Të gjithë trajnerët janë nën presion si ata që janë lart dhe ne poshtë. Jam i lumtur që skuadra bëri një përformancë të mirë ndja një skuadre që ka investuar shumë. Kemi ardhur në këtë ndeshje me frymën e duhur, kem,i ushtruar presion në 20 minutat e para të lojës edhe pas golit të pësuar nga ne.

Nuk kam asnjë lloj pengu. Kemi zhvilluar një lojë shumë të mira. Kusuret e mia nga VAR-i vijnë, sot s’ka VAR e merr topin me dorë dhe bëhet gol. Edhe pas golit ne ushtruam presion, Dinamo mbrojti shumë mirë. Ajo që do të dua unë si Migen, dua që ky arbitër të mos na arbitrojë më.

Ka pasur raste që Mihana ka bërë faulle ndaj lojtarëve tanë dhe nuk ka dhënë. Unë nuk ndihem në vështirësi, ne kemi 14 lojtarë nën moshën 22 vjeç, kemi 5 lojtarë që janë rreth moshës 25-28 vjeç. Unë dua që skuadrës t’i marr maksimumin, ka shumë vështirësi, por kemi lojtarë të ri.

E spostuam dy herë Marën sot, kemi kaluar modulin në 4-2-3-1 sepse donim, të provonim nga krahët me Meksin dhe Zguron, Mara na ndihmon me finalizimin në portë.”

Related posts

Formacionet Zyrtare Manchester United – Burnley

Q.Autor

Vuajnë për gola/ Tifozët e REALIT e zbulojnë shkakun në stadium, nuk duhet të…

Isa.Autor

JO VETËM HUMBJA NDAJ KUKËSIT/ Tirana mendon dhe për dëmtimet. Mbrojtësi i “bardhebluve” shqetëson stafin

Delo.autor

Leave a Comment