Futboll La Liga Sport

PAS DISFATËS NË “EL CLASICO”/ Koeman analizon humbjen: Nuk morëm rezultatin që donim, por….

Ronald Koeman ka analizuar humbjen e Barcelonës në shtëpi ndaj Real Madridit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së nëntë në La Liga.

Katalunasit pësuan dy gola, derisa në sekondat e fundit e ngushtuan epërsinë me anë të Sergio Agueros, por që nuk i shpëtuan disfatës.

Sidoqoftë, tekniku holandez mendon se Barcelona meritoi shumë më shumë në këtë takim.

“Barcelona meritoi shumë më shumë. Është vështirë të kuptosh një rezultat të tillë”, ka thënë Koeman.

“Nuk morëm rezultatin që donim, por në pjesën e parë ishim të mirë dhe tifozët ishin fenomenal”.

Pas humbjes, Barcelona zë pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë, pesë prapa Realit që është lider në La Liga.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Napoli hap dyet për Cavanin, por i vendos kushte

Isa.Autor

“JUVENTUS PARA 15 VITESH ISHTE NË SERIE B dhe…”/ Nuk ndalet Agnelli, deklarata e fundit i habit të gjithë

Delo.autor

BOURNEMOUTH-MANCHESTER UNITED/ King dhuron spektakël brenda zonës dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment