Futboll La Liga Sport

NDEROHET “IKONA E FUTBOLLIT”/ Barcelona luan kundër Boca Juniors për trofeun “Maradona”, ja kur do të zhvillohet…

Këtë vit do të zhvillohet për herë të parë edicioni për trofeun ‘Maradona’. Ky event do të mbahet në Arabinë Saudite, në 14-të dhjetor, ditë që përkon me përvjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit.

Lajmi u bë publik nga Barcelona në faqen zyrtare. Do të luhet vetëm një ndeshje midis katalanasve dhe skuadrës së Boka Xhuniors. Maradona ka qenë pjesë e rëndësishme e të dyja skuadrave dhe largimi i tij nga jeta ende dhemb në zemrat e tifozëve.

Diego Armando Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare pas një arresti kardiak.  Argjentinasi njihet si një ndër futbollistët më të mirë të historisë, i cili magjepsi të gjithë botën me talentin dhe karakterin e tij unik.

Related posts

(VIDEO) Kukësi fiton testin e parë miqësor në Turqi

Alm.autor

ZYRTARE/ Klubi i mbrojtësit kuqezi në Serinë A pranë përjashtimit, para mesnatës të Vitit të Ri ndodhi “mrekullia”

Delo.autor

SFIDA CHAMPIONS NDAJ DINAMO TBILIS/ Torasa: Jemi në formë, e pamundur të ndalemi

Delo.autor

Leave a Comment