Futboll Premier League Sport

“PROBLEMI QËNDRON SE…”/ Katastrofa e Manchester United, zgjidhjen e jep… Conor McGregor

Forma e dobët e Mançester Junajtid ka bërë që shumë tifozë të irritohen me skuadrën, veçanërisht me trajnerin Solskjaer. Një ndër ta është dhe ish kampioni i UFC-së, Konor MekGregor.

Irlandezi njihet si një ndër tifozët më të zjarrtë të Junajtid. 33 vjeçari ka dhënë së fundmi një intervistë, në të cilën jep zgjidhjen e tij për problemin që po kalon skuadra.

“Problemi qëndron se tek Junajtid janë disa lojtarë që debatojnë me njëri-tjetrin. Atyre u duhet dikush që të jetë mbi të tjerët dhe të marrë drejtimin e skuadrës. Solskjaer ishte në stol kur Ronaldo luante, ishin shokë skuadre, kjo nuk mjafton. Kam respekt për trajnerin, por roli i tij duhet rregulluar. Ky është mendimi im”.

Solskjaer është vënë në qendër të kritikave sepse nuk po arrin të gjejë formulën e duhur që të rikthejë skuadrën tek sukseset. Madje ka nga ata të cilët thonë se norvegjezi e ka humbur besimin e skuadrës.

Related posts

ZYRTARIZOHET MARRËVESHJA/ “San Siro” i takon Milanit dhe Interit

F.autor

“S’MË SHIJON SUPA E NGROHUR DISA HERË”/ Erjona Sulejmani injoron keq ish-bashkëshortin Xhemaili (FOTO)

Delo.autor

Mourinjo i ofron Chelsea-it 80 mln dhe një futbollit të madh nga Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment