Futboll La Liga Sport

PA TMERR ME SY/ PEREZ: Njerëz të çmendur, nuk luaj në një fushë ku rrezikoj të më…

Pablo Perez, kapiteni i Boka Juniors, ka qenë një nga lojtarët që e ka pësuar më keq pas sulmit ndaj autobusit të skuadrës së tij teksa po i drejtohej stadiumit të River Pejt për të luajtur “Superclasico” në finalen e Kupës Libertadores. Lojtari pësoi një dëmtim në sy, pasi i ranë ciflat e xhamave të thyer të autobusit dhe tani po kalon këto ditë mes vizitave në spitale të specializuara për të rikuperuar nga dëmtimi.

Sot, duke dal nga spitali, ai ka komentuar për herë të parë atë që ndodhi në stadium të shtunën dhe që solli shtyrjen për një afat të pacaktuar të ndeshjes që e priste me padurim e gjithë bota. “Ajo që ndodhi është e turpshme. Unë kam grua dhe tre vajza, më e madhja më përqafoi duke qarë në momentin kur u ktheva në shtëpi. Nuk mund të luhet në ambiente të tilla, nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla.

Unë nuk mund të luaj në një stadium në të cilin nuk më garantojnë sigurinë e duhur. Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishim luajtur dhe fituar? Kush do të më kishte nxjerrë nga ‘Monumental’? Nëse njerëzit ishin çmendur para ndeshjes, imagjinojeni pak pas saj në rast humbjeje. Do të më kishin vrarë. Unë nuk do të luaj në një fushë ku mund të vdes”, ishin fjalët e ashpra të kapitenit të Boka Juniors i cili e cilësoi të turpshëm edhe reagimin e CONMEBOL që u kishte kërkuar fillimisht lojtarëve të Boka Juniors që të luanin ndeshjen.

“Isha në spital kur më mori në telefon trajneri Skeloto dhe më kërkoi që të kthehesha sa më shpejt se po na detyronin të luanim”, tregoi Perez.

Related posts

Spekulimet për largimin nga United, Raiola flet për të ardhmen e Mkhitaryan

Q.Autor

E PAPRITUR/ Trajneri jep dorëheqjen nga skuadra e Kategorisë së Parë pak ditë pasi u emërua

Delo.autor

RRËFEN PRAPASKENAT E INTERIT/ Moratti: Ishim në tratativa për Iniestan dhe “Pleshtin”

Delo.autor

Leave a Comment