Sport Të tjera

COVID-19/ Australian Open hap dyert edhe për të pavaksinuarit, por me një kusht

Organizatorët e grand slam të Australian Open, turneu i parë i madhi vitit 2022 që zhvillohet në janar, duket se kanë ndërruar mendje në lidhje me vaksinimin e sportistëve. Ata do të lejojnë pjesëmarrjen edhe të tenistëve të pavaksinuar, por me një kusht.

Të gjithë të pavaksinuarit do të mbërrijnë të paktën dy javë më herët në Melburn dhe do të qëndrojnë 14 ditë në karantinë të detyrueshme. Ndërsa tenistët e vaksinuar do të kenë liri të plotë, duke u stërvitur rregullisht, pa patur nevojë të karantinohen.

Për momentin ky lajm nuk është konfirmuar ende, por një e-mail i WTA (Women Tennis Association) dërguar tenisteve femra u konfirmohet ky ndryshim i orës së fundit. ka mjaft tenistë, përfshi Novak Djokovic, që nuk janë vaksinuar dhe rrezikojnë pjesëmarrjen.

Related posts

MEDALJE E ARGJENDË PËR SHQIPËRINË/ Abakarov ndalet në finale

F.autor

Derbi me pasoja për REALIN/ “Galaktikët” humbasin dy yje të tjerë për Championsin

Isa.Autor

KRIZA EKONOMIKE/ Barcelona nxjerr në shitje mbrojtësin Umtiti, gati të përfitojnë dy klubet e mëdha të Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment