Futboll Seria A Sport

E PADËGJUAR/ Nderim për viktimat e urës, tifozët e GENOAS do bëjnë sot të PAIMAGJINUESHMEN

Genoa do të luajë ndeshjen e parë të kampionatit në Serinë A, pas shtyrjes së ndeshjes së javës parë për shkak të shembjes së urës në qytetin verior të Italisë.

Xhenovezët do të ndeshen në stadiumin e qytetit kundër Empolit, ndërkohë që tifozët po përgatisin diçka të jashtëzakonshme që nuk është provuar kurrë më parë në një stadium futbolli.

Ultrasit e ekipit kanë premtuar se do të qëndrojnë në heshtje për plot 43 minutat e para të ndeshjes, pra gati e gjithë pjesa e parë, në nderim të 43 viktimave nga shembja e urës.

Gjithashtu nuk do të valëvitet asnjë flamur dhe nuk do shfaqet asnjë banderolë gjatë kësaj kohe, ndërkohë që në minutën e 43-të do të ketë një ovacion dhe duartrokitje të gjatë nga të gjithë të pranishmit në “Luigi Ferraris”. Një heshtje totale për 43 minuta nga 36 mijë njerëz, do të ishte vërtet speciale.

Related posts

Ancelotti frenon NAPOLIN: CAVANI? Kam lojtarë fantastikë dhe të freskët…

Isa.Autor

PSG ka në plan të shesë lojtarin më të mirë në botë, 3 ekipe italiane në garë

Isa.Autor

E FUNDIT/ Tirana përforcon sulmin, prezanton futbollistin e shumëpritur në merkato

Delo.autor

Leave a Comment