Moto GP Sport Të tjera

U SHPALL KAMPION BOTE NË “MOTO GP”/ Quartararo: Kam dy ditë që festoj titullin, do të vazhdojmë deri në fund të sezonit

Piloti francez Fabio Quartararo, i shpallur ditën e diel në pistën e Misano kampion bote në MotoGP me motorin Yamaha, u shpreh se për të festa sapo ka nisur.

“Ende sot, pas dy ditësh, nuk më besohet që ia dola mbanë, të shpallem kampion. Ndoshta pas disa ditësh do të më duhet të mësohem me këtë fakt. Kam dy ditë që festoj dhe mendoj se festa do të vazhdojë deri sa të përfundojë sezoni”, tha Quartararo.

“Nuk doja që ta fitoja titullin në këtë mënyrë, që rivali im rrëzohet dhe unë përfitoj nga ky fakt. Gjithsesi, ky ishte vetëm një episod i një gare, ndërsa titulli fitohet përgjatë gjithë sezonit. Kam qarë aq shumë nga gëzimi, sa nuk kam më lot”, tha Quartararo, që korri titullin e parë në MotoGP.

Related posts

Strakosha pranë Liverpulit, mediat në Itali e bëjnë pothuajse të kryer

Sadik.Autor

BOLT SHFRENON FANTAZINË/ MESSIN nuk e arrijë dot, do bëhem si RONALDO

Isa.Autor

CHAMPIONS/ “Të Kuqtë” mposhtin Porton me “poker” dhe kualifikohen në gjysmëfinanle

Delo.autor

Leave a Comment