Futboll Premier League Sport

“GËNJESHTA TË MËDHA PËR…”/ Pogba hedh akuza të rënda ndaj “The Sun”, ja çfarë ndodhi… FOTO)

Mançester Junajtid nuk po kalon një moment aspak të mirë dhe këtë e tregojnë dhe rezultatet e mara kohët e fundit.

Së fundmi, mes polemikave është futur mesfushori Pol Pogba. Gazeta britanike ‘’The Sun’’ hapi artikullin e sotëm me akuza të forta në drejtim të mesfushorit. Sipas gazetës britanike, Pogba kishte folur me të gjithë shokët e ekipit pas humbjes me Liverpulin, por nuk kishte komunikim me trajnerin Solskjaer.

Gjithashtu gazeta shkruante se Pogba i kishte kërkuar agjentit të tij Mino Raiola të ndërpriste negociatat për rinovimin e kontratës. Por vetë mesfushori francez ka reaguar ndaj këtyre akuzave duke i cilësuar si ‘’lajm të rreme’’ dhe se ‘’emri i tij po përdoret për tituj gazetash’’.

‘’Gënjeshtra të mëdha për të krijuar tituj’’, shkruan Pogba duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Mesfushorit i skadon kontrata vitin tjetër dhe drejtues të klubit po përpiqet që ta bindin për të rinovuar.

Related posts

NDESHJA MILAN-JUVENTUS/ Ish-kolegët “masakrojnë” arbitritin Irrati: Gabime të rënda, ja pse

Delo.autor

“ISHIM NJË SKUADËR MEDIOKRE”/ Maradona dhe Kupa e Botës 1986: Dora e Zotit? Mbylle gojën dhe festo, idiot!

Delo.autor

ISHTE I SHTRIRË NË FUSHË/ Bilbili magjik që shëroi lojtarin e dëmtuar në kohë rekord (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment