Futboll Premier League Sport

KRITIKON RONALDON ME SHOKË/ Rooney: Ka shumë pritshmëri e presione rreth këtij klubi dhe…

Wayne Rooney ka sulmuar lojtarët e Manchester United, që i konsideron përgjegjësit e vërtetë të situatës.

Trajneri i Deby County-t dhe ish-kapiten i Djajve të Kuq ka deklaruar:

“Lojtarët duhet t’u bëjnë disa pyetje vetes për rendimentin e tyre. Është shumë e lehtë t’ia japësh fajin trajnerit, ndërsa lojtarët paguhen shumë mirë për të bërë punë e tyre dhe nuk më duket se po e bëjnë shumë mirë.

“Ka shumë pritshmëri dhe presione rreth këtij klubi dhe shikoj lojtarë që nuk janë të gatshëm të sakrifikohen, të kthehen në mbrojtje, të japin gjithçka për klubin.

“Dhe kjo nuk është e pranueshme. Janë lojtarë të nivelit ndërkombëtar dhe Manchester United i duhet më shumë. Këta lojtarë duhet të ndihen të plagosur, duhet të kuptojnë sa shumë të dhemb kur humbet”.

Related posts

Këmbëngulja e babait të Januzajt: Nuk e kemi mohuar kurrë Shqipërinë

Isa.Autor

KAMPIONI I BOTËS BRAKTIS PREMIER/ Ylli francez: Jam gati për t’u rikthyer sërish në…

Delo.autor

SYNON TË “RINGJALLË” MILANIN NË SEZONIN E RI/ Ja katër elementë që i duhen trajnerit Giampaolo

Delo.autor

Leave a Comment