Futboll Sport

70 MILIONË EURO PËR ANSU FATI/ Barcelona jep miratimin për shitjen, sulmuesi drejt Anglisë

E ardhmja e sulmuesit 20-vjeçar Ansu Fati me shumë gjasa do të jetë larg “Camp Nou” sezonin e ardhshëm. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, Jorge Mendes, agjenti i sulmuesit të Barcelonës, i ka komunikuar klubit katalanas se së shpejti do të paraqesë një ofertë 70 milionëshe nga Premier League për të.

Skuadra e Barcelonës ka nevojë të arkëtojë sa më shumë në këto momente për të dalë nga kriza financiare dhe për të mundësuar transferimin e Lionel Messi. Për këtë arsye, largimi i Ansu Fati është i pashmangshëm edhe për faktin se sulmuesi i talentuar nuk ka shumë hapësira te skuadra “blaugrana”.

Ansu Fati ka një kontratë deri në vitin 2027 me Barcelonën, por trajneri Xavi nuk e ka në formacionin titullar ndaj dhe katalanasit janë gati të lënë të lirë lojtarin të gjejë një skuadër ku të luajë më shumë. Duke parë situatën e vështirë financiare vështirë se Barcelona do të refuzojë një ofertë 70-milionëse nga Anglia.

Related posts

“NE SHKOJMË PËRBALLË KASTRIOTIT ME OBJEKTIVA TË QARTË”/ Trajneri Dede: Do jemi të papërmbajtshëm kur të…

Delo.autor

SFIDA ME LIVERPOOLIN/ Valverde paralajmëron ekipin: Ata do të jenë një kundërshtar shumë…

Delo.autor

PUBLIKOHET BILANCI/ Merkato e “çmendur” e PSG-së, 34 lojtarë dhe 375 milionë euro humbje

Delo.autor

Leave a Comment