Futboll La Liga Sport

LAPORTA ZBULON GJITHAÇKA/ Nga shkarkimi i Koemanit te negociatat për trajnerin e ri

Joan Laporta doli në konferencë për shtyp, ku shpjegoi shkarkimin e Ronald Koeman dhe njoftoi planet e ardhshme për ekipin. Pranë tij ishte Sergi Barjuan, trajner i përkohshëm i Barçës. Ai do t’i drejtojë katalanasit kundër Alaves.

Presidenti e nisi nga pyetja nëse shkarkimi i trajnerit ndikon te transferimet: “Gjithçka ndikon, sepse janë para që duhen paguar. Ne kishim llogaritur sa kushtonte shkarkimi dhe drejtori e kishte zgjidhur brenda paparashikueshmërisë së një çështjeje si kjo.

Jordi Cruyff? Ai është pjesë e sekretariatit teknik. Ka pasur njerëz më të afërt me Koeman. Ne vendosëm për shkarkimin. Nga ky moment mendojmë për zëvendësuesin. A është Xavi gati? Unë kurrë nuk e kam ndryshuar diskursin. Gjithmonë kam thënë se ai do të përfundojë në stolin e Barçës. Do të doja që të ndodhte gjatë presidencës sime, por nuk e di se kur.

Marrëdhënia jonë nuk është ftohur. Unë nuk e shihja atë si trajner, ngaqë arrita në përfundimin se duhej t’i jepja hapësirë ​​Koemanit. Mendoj se bëmë atë që duhej në një situatë të paqëndrueshme.

Humbje e stilit të Barçës? Stili nuk ka humbur, por ndoshta jemi larguar pak. Ne duam të rikuperojmë thelbin. Futbolli evolon, ne duam futboll spektakolar. Duam të kthehemi për të bërë atë që kemi bërë tashmë. Trajnerëve këtu iu kërkohet më shumë sesa në ndonjë klub tjetër. Te Barcelona duhet të fitosh dhe të luash mirë.

Pse është dashur kaq shumë kohë për të folur me Xavi? Në fakt, kKam folur me të gjatë fushatës dhe gjithë kësaj kohe. Komunikimi nuk është ndërprerë kurrë. I thashë se do të përpiqesha ta përmbushja kontratën e Koeman, sepse ai është një mit i klubit dhe erdhi në një kohë vështirësish të mëdha. Rezultatet e bënë të pamundur vazhdimësinë. E falënderova dhe i urova fat në jetë. Barça do të jetë gjithmonë shtëpia e tij. Mendoj se bëmë gjënë e duhur, për t’i dhënë respektin e merituar.

Çfarë lloj trajneri do të jetë i riu? Unë jam një njeri fitues, edhe bashkëpunëtorët më pëlqejnë të tillë. Të gjithë bashkë duhet ta kthejmë situatën. Në varësi të asaj që shohim, ne do të ndërhyjmë pak a shumë.

Çfarë mendon Xavi për ekipin? Janë biseda private mes miqsh. Nuk mund t’i zbuloj. E kam thënë gjithmonë se një ditë do të jetë trajner i Barçës. I kam thënë edhe atij. Ai e synon këtë. Unë iu besoj njerëzve përreth dhe ata ndjekin evolucionin e tyre. Po shohin nëse ai apo dikush tjetër është i duhuri për këto momente. Do të shohim se si do të evoluojë gjithçka”.

Ndërprerja e kontratës me Koeman? Marrëdhëniet janë të mira. Ai e kupton se jemi përpjekur ta mbajmë, por situate ishte e paqëndrueshme. Negociatat po shkojnë mirë. Ne do të bëjmë më të mirën për Barçën, duke respektuar kontratat”.

Related posts

RËNIA E LIRË E YLLIT TË PREMIER/ Nga e ardhmja e futbollit tek zgjedhje e shtatë e Morinho-s

Delo.autor

Atletico Madrid s’dorëzohet, mban hapur kampionatin

Q.Autor

HUMBJA KUNDËR SHAKHTAR/ Modric: Nuk ishim në lartësinë e kompeticionit, ja çfarë na tha Zidane…

Delo.autor

Leave a Comment