Futboll Seria A Sport

HUMBJA NDAJ SASSUOLOS/ Allegri rrezikon stolin, dalin në treg kuotat e shkarkimit nga Juventus

Humbja kundër Sasuolos ka irrituar shumë trajnerin Masimiliano Alegri, i cili dje ka shtrydhur në fushë skuadrën.

Mes ulërimave dhe stërvitjeve, kuptohet qartë morali në shtëpinë bardhezi, por jo vetëm trajneri është i revoltuar për humbjen e parë historike ndaj Sasuolos në Torino.

Mes mjaft tifozëve ka nisur edhe një frymë skepticizmi, sipas së cilës rikthimi edhe pse me shumë bujë i “Kontit Maks” ka qenë i gabuar, sepse skuadra ka ndryshuar dhe ndoshta një largim i parakohshëm nuk do të ishte një çudi, kundrejt kontratës 4-vjeçare që ai firmosi.

Madje, nga dje kanë dalë në treg edhe kuota bastesh mbi shkarkimin e Alegrit këtë sezon, me largimin e livornezit që 7-fishon paratë e luajtura.

Related posts

Perisic kërkon të shkruajë historinë: Të përsërisim rezultatin e 20 viteve më parë

Isa.Autor

NUK “NGOPET” ME COUTINHON/ Bayern synon blerjen që po i “çmend” të gjithë (FOTO)

F.autor

“LOTËT E PANDEV TË JUSTIFIKUARA”/ Agjenti i sulmuesit: Ai e ndjeu kualifikimin më shumë se Champions me Inter

Delo.autor

Leave a Comment