Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT PËR BAJRAMI-D’AMBROSIO/ Ish-arbitri i FIFA-s sqaron: Ja pse s’duhet krahasuar me faullin Aleks Sandro-Dumfris

Shumë media kanë dashur të kuptojnë qartësisht faktin sepse në kontaktin mes Nedim Bajramit dhe Danilo D’Ambrozios nuk mund të ndërhynte sistemi VAR, ndonëse pikërisht kjo temë është ajo që shkakton më së shumti edhe polemikën mbi episodin në fjalë. Ai që ka dashur të sqarojë ka qenë ish-arbitri i FIFA-s, Mauro Bergonzi, për “tuttomercato”:

“Pikësëpari dua të theksoj se kontakti BajramiD’Ambrozio nuk mund të krahasohet kurrsesi me atë që ndodhi në Inter-Juve mes Sandros dhe Dumfrisit. Në ‘San Siro’, arbitri ishte me bilbil në gojë dhe nuk ishte i sigurt për kontaktin, ndonëse ishte disa metra larg aksionit.

Ndaj, VAR-i e ndihmoi për të parë më qartë dhe ai moment ishte një penallti e kristaltë për Juven. Ndërsa në Empoli, duke e riparë me moviolë, kuptohet se Bajramit iu mohua penalltia, por fakti që Kifi ishte fare pranë aksionit, VAR-i ia la në dorë kryesorit vendimin.

Fundja, rregullat dhe këshillat që disenjatori Roki ka dhënë është se nëse arbitrat janë pranë aksionit, pesha e vendimit do u lihet atyre dhe natyrisht që nëse gabojnë do të paguajnë, pasi VAR-i nuk mund të ndërhyjë në çdo moment.

Problemi është se aktualisht Seria A ka ndryshuar thuajse të gjithë brezin e arbitrave ekspertë, ndaj, të rinjtë e sotëm në qarkullim duhet të nisin të kuptojnë më mirë zanatin”.

Related posts

I DOLI EMRI SI I PËRFSHIRË NË GRUPE KRIMINALE/ Briken Calja: Jam sportist profesionist, aktivitete të tilla…

Delo.autor

TURQI-UELLS/ Një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar dhe vendimtare (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SHKELMA, FAULLE DHE PENALLTI/ “Trajtim special” për Armando Brojën në Premier Ligë

Delo.autor

Leave a Comment