Futboll Ligue 1 Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ PSG mposht Lille me përmbysje dhe vazhdon arratinë në krye

Paris Saint-Germain ka fituar ndaj Lille me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Ligue 1. Parisienët arritën ta përmbysnin rezultatin, pasi ishin në disavantazh.

Lille arriti të kalonte në epërsi në minutën e 31-të të ndeshjes, kur Jonathan David realizoi pasi u asistua nga Burak Yilmaz, shkruan Gazeta Express.

Me rezultatin 0:1 u mbyll edhe pjesa e parë. Fraksioni i dytë nisi pa gjashtë herë futbollistin më të mirë në botë, Leo Messin, i cili u zëvendësua nga Mauro Icardi.

Sipas mediave franceze, ai kishte probleme muskulare dhe nuk mundi ta vazhdonte më tej ndeshjen.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 74-të të ndeshjes. Ishte Marquinhos i cili realizoi pas asistimit të Di Marias.

Ndërkaq, goli i fitores erdhi tek në minutën e 88-të, kur Di Maria me një goditje precize ia fitoi tri pikët PSG-së.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e parë, 10 pikë larg përcjellësi i parë.

Në anën tjetër, kampioni në fuqi, Lille mbetet në kuotën e 15 pikëve në vendin e 11-të.

Related posts

Neymar vendos për të ardhmen. Ja ku do ta shohim… (FOTO)

Q.Autor

VETËM 20-VJEÇ/ Mesfushori shqiptar i “çmend” të gjithë me SUPER GOLIN e realizuar (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) Celta Vigo befason Barcelonën, barazohet rezultati

Q.Autor

Leave a Comment