Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ Mala: Ka një lloj ngërçi në aspektin psikologjik te lojtarët dhe…

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Egnatias, e vlefshme për javën e shtatë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “AIR Albania” në orën 16:45, në konferencën për shtyp së bashku me zv.trajnerin Renaldo Kalari ishte dhe futbollisti i Partizanit, Esat Mala i cili ka analizuar këtë takim të rëndësishëm të skuadrës kryeqytetase:

Ngërçi psikologjik – “U bënë disa ndeshje që nuk po fitojmë dhe kjo gjë na mërzit shumë, sepse ne duam maksimumin në çdo ndeshje. Ka një lloj ngërçi në aspektin psikologjik te lojtarët dhe po punojmë të gjithë që të kalojmë sa më shpejt këtë ngërç, shpresojmë ndeshjen e nesërme, të marrim trepikëshin e parë.”

Cinikë – “Duhet të jemi më cinikë para portës dhe të shfrytëzojmë rastet. Jo nuk e kisha menduar një ecuri të tillë, por futbolli ka të papritura.”

Objektivat – “Objektivat e Partizanit dihen, të jetë gjithmonë në krye të renditjes. Shpresoj që të kthehemi sa më shpejt aty ku na takon.”

Egnatia – “Mund të rikuperojmë se është vetëm fillimi. Egnatia është një ekip kompakt që e vlerësojmë shumë. Do të luajmë si të barabartë dhe do të mundohemi të marrim fitoren”, përfundoi Esat Mala.

Related posts

“TË Q*FSHA MAMANË”/ Zbulohen fjalët e Arnautoviç që shan futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Ia premtuan Barzaglit për ditëlindje, ja kur do të rikthehet Pogba…

Delo.autor

Christensen fajëson Fabregasin për golin e Messit

Q.Autor

Leave a Comment