Futboll

Bayern Munich, ja kur kthehet Manuel Neuer…

Neymar është i paralajmëruar. Të rekuperohesh nga një frakturë e metatarsus, është gjithçka por jo e lehtë. Ylli i PSG u dëmtua në kampionat kundër Olympique Marseille dhe sipas të gjitha gjasave, do të rikthehet në fushë vetëm për Botërorin, pas një mungese 3-mujore.

Prej shumë më shumë kohësh, nuk ka futur këmbët në fushë portieri i Bayern Munich dhe Gjermanisë, Manuel Neuer, i operuar në shtator, pikërisht për frakturën në metatarsin (kockën) e pestë të këmbës së majtë, për të tretën herë në karrierë.

Rikthimi në fushë i kampionit të botës pritej të ndodhte në janar, por nuk ka ndodhur ende, madje as nuk dihet se kur do të vijë, sikurse konfirmohet nga vetë drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic: “Le t’i japim Manuel kohën e domosdoshme, po përmirësohet nga java në javë.

Maksimumi, do të jetë në fushë për finalen, nëse do të arrijmë. Ndërkohë që trajneri Jupp Heynckes shpreson të përqafojë portierin e tij në prrill, vetë Neuer ka më pak shpresa.

“Jam besimplotë se do të mund të rikthehem në këtë gjysmë të dytë të sezonit, por objektivi madhor mbetet Botërori. I nevojitem Gjermanisë dhe unë adhuroj të qëndroj me kombëtaren”, deklaroi Neuer, që tingëllon njëlloj si Neymar, i cili nuk duket ta ketë me nxitim rekuperimin dhe rikthimin në fushë. Për Neuer në moshën 31-vjeçare, ky mund të jetë Botërori i fundit në karrierë duke bërë që vullneti për të mbrojtur titullin e fituar në vitin 2014, të shkojë përtej dhimbjes.

Related posts

BARCELONA NUK DORËZOHET/ Rrit ofertën e rrogës për Lionel Messin

F.autor

Historia e gjermanit të Frankfurt/ Mposhti kancerin dhe fitoi Kupën!

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Sllovenia pritëse ndaj Kombëtares, ja plani për miqësoren tjetër

Delo.autor

Leave a Comment