Sport Të tjera

ÇUDIRA NË VOLEJBOLL/ Anulohet ndeshja për një polic, Studenti: Ishte në… banjë (VIDEO)

Java e pestë e Superligës së volejbollit të mesh kujve ka nisur me një ngjarje të paprecedentë. Takimi mes Studentit dhe Skënderbeut, i parashikuar për t’u zhvilluar në sallën dytësore të pallatit të sportit “Asllan Rusi” ka zgjatur vetëm gjysmë seti.

Fillimisht ndeshja startoi me rreth 20 minuta vonesë, pasi supervizori i takimit Petro Feshti, nuk e dha miratimin për shkak se në pallatin e sportit mungonin forcat e rendit, ndërkohë që skuadrat pritën deri në mbërritjen e tyre.

Më pas, me nisjen e sfidës, kur po luhej seti i parë, me Studentin që kryesonte 9-6, supervizori i takimit njoftoi arbitrat për ndaljen e takimit, pasi kishte vënë re mungesën e policit, për t’ia akorduar fitoren 0-3 në tavolinë skuadrës korçare.

Një situatë me të cilin nuk është pajtuar kurrsesi skuadra e Studentit, që akuzon zyrtarin e takimit për një sjellje arrogante dhe të njëanshme, teksa studentorët bëjnë të ditur se polici kishte qenë në sallë, por ishte larguar për nevoja personale në banjë, për t’u rikthyer pas 15-20 minutash.

Gjithçka mbyllet mes kaosit, me lojtarët e Studentit që debatojnë me supervizorin e takimit, duke mos pranuar ta firmosin procesverbalin e ndeshjes.

REAGIMI I STUDENTIT- Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri i Studentit, Fatmir Myrta, e komentoi kështu ngjarjen e pazakontë që ndodhi dje në takimin mes skuadrës së tij dhe Skënderbeut:

“Ky nuk është faji ynë, por i federatës dhe nuk e kuptoj se nga i kanë gjetur këto rregulla. Policia erdhi dhe ndeshja filloi normalisht dhe po luhej gjysma e setit të parë. Polici u largua për nevojat e tij personale në tualet dhe u kthye pas 15-20 minutash, ndërkohë që zyrtari i FSHV-së në mënyrë krejtësisht arbitrare, pa asnjë lloj autorizimi apo njoftimi dhe me një sjellje arrogante na tha që ndeshja mbyllet këtu, duke i plotësuar procesverbalet sipas qejfit të vet dhe iku.

Ky është një skandal i vërtetë. Këta njerëz po tallen me ne, pasi shikon në ndeshjen pasardhëse te femrat, që marrin punëtorin e fushës, i veshin një jelek dhe luajnë normalisht, duke e paraqitur si një person të sigurisë. Ndërsa ne kishim dy persona aty për sigurinë dhe nuk na i pranuan. Për të gjitha këto kemi bërë edhe një relacion, të cilin ja kemi paraqitur FSHV-së.

Për ndeshjen me Skënderbeun ne madje kishim kërkuar edhe një orar disi më të përshtatshëm duke qenë se pjesa e më e madhe jemi në punë, por nuk patëm asnjë lloj konsensusi nga federata”, deklaroi tepër i indinjuar trajneri i Studentit, Fatmir Myrta.

Ndërkohë, skuadra studentore përveç relacionit drejtuar federatës ka paraqitur edhe pamjet filmike në momentin e ndërprerjes së ndeshjes duke akuzuar zyrtarin e takimit për ndalim të pakuptimtë të lojës.

FARKA-VLLAZNIA – Ndryshe nga takimi mes Studentit dhe Skënderbeut që pati një epilog të pazakontë, ndeshja tjetër e ditës së djeshme mes Farkës dhe Vllaznisë u zhvillua normalisht. Shkodranët e dominuan ndeshjen, duke i mbyllur llogaritë për 70 minuta, teksa morën fitore të pastër në shifrat 0-3 (17-25, 18-25, 16-25). Java e pestë do të mbyllet sot me sfidat Teuta-Tirana dhe Partizani-Elbasani.

Related posts

Flet Januzaj pas golit të bukur në Botëror: E dinim që DIFERENCA bëhej nga një moment individual por…

Sadik.Autor

PASANIKËT: BARÇA MUND REALIN, bëhet klubi me më shumë të ardhura në botë

Isa.Autor

E DUAN ME PATJETËR NË EKIP/ PSG-ja duhet t’i paguajë Barcelonës 100 milionë euro për sulmuesin francez

F.autor

Leave a Comment