Futboll Ligue 1 Sport

PSG FITON PA NDIHMËN E “PLESHTIT”/ Messi është më i keqi i Ligue 1, ja statistika e pabesueshme…

PSG fiton në fushë dhe e bën pa ndihmën e Lionel Messi-t.

Argjentinasi, në fushë nga minuta e parë kundër Lille, ka qenë i detyruar të zëvendësohet pas pjesës së parë për shkak të një problemi fizik.

Pavarësisht dëmtimit të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, lojtarët e Pochettino-s kanë arritur të fitojnë kundër Lille falë golave të marquinhos dhe Di Maria-s.

Megjithatë, në qendër të vëmendjes mbetet numri 30  argjentinas. Në fakt, siç ka bërë të ditur Opta, Messi ka regjistruar një rekord negativ me të vërtetë të papritur në kampionatin francez.

Pleshti është sulmuesi që ka gjuajtur më shumë drejt portës pa gjetur golin. Plot 15 goditje për të drejt kuadradit, vetëm 4 prej të cilave në portë, por asnjë gol.

Në fakt, golat e vetëm të Messi-t kanë ardhur në Champions League. Në ndeshjen kundër Manchester City-t dhe në atë pasuesen kundër Leipzig, ku ka realizuar një dygolësh.

Related posts

Thierry Henry është në listën e Aston Villa për trajner (FOTO)

Sadik.Autor

Ottmar Hitzfeld vjen me një kërkesë FANTASTIKE për Shaqirin dhe Xhakën

Isa.Autor

NDIQET ME INTERES NGA MILAN/ Talenti francez si “kuqezi”: Kur të thërret një legjendë si Maldini…

Delo.autor

Leave a Comment