Futboll Seria A Sport

KRITIKON ASHPËR ALLEGRIN/ Cassano: Fiton 10 milionë euro në vit dhe bën këtë “çmenduri”…

Në serinë e fundit të Bobo TV, Antonio Cassano ka dhënë përsëri mendimin e tij mbi vështirësitë e Juventus-it, që janë parë edhe në ndeshjen e mesjavës kundër Sassuolo-s.

FantAntonio nuk i ka kursyer kritikat:

“Në këtë moment, Juventus ka vështirësi t’i ketë tre kampionë të tre në nivel të lartë. Skuadra vuan sepse nuk arrin të shprehet. Të vetmit që argëtohen janë mbrojtësit, që luajnë afër portës dhe me cilësitë që kanë i mbyllin gjithmonë sulmuesit kundërshtarë”, ka thënë Cassano.

“Cuadrado, për shembull, nuk është më ai i mëparshmi edhe pse është një lojtar i jashtëzakonshëm. Chiesa është një kafshë që ka bërë diferencën një muaj më parë. Tani duket sikur po luan kushëriri i Chiesa-s.

“Nëse nuk argëtohet në fushë nuk është faji im, është Allegri në stol që fiton 10 milionë euro në vit. Mbajtja e Chiesa-s në stol është një çmenduri e pastër”.

Related posts

Gati të marrë fund papunësia për Antonio Conten, ish-trajneri i Interit mund të bëhet me detyrë të re

Delo.autor

ISH-YLLI I “KUQEZINJVE”/ Shevchenko për 21-vjeçarin e Milanit: Nuk e ka treguar akoma të gjithë…

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Barcelona siguron futbollistin e Premier League me parametra zero, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment