Futboll

Neymar e ka vendosur, mbyllet këtu aventura me Paris SG

Dëmtimi i gjatë që do ta mbajë 3 muaj jashtë fushave duket se ka bindur Neymar që të mos kthehet më te Paris SG. Braziliani është i pakënaqur me trajtimin që i kanë bërë tifozët e Parisit dhe duke shtuar këtu edhe marrëdhëniet e tij të ftohta me shokët e skuadrës gjithçka duket e përfunduar sipas mediave spanjolle.

Ata raportojnë se sulmuesi 26-vjeçar është penduar për largimin e tij nga Barcelona për të shkuar në kampionatin francez. “El Mundo Deportivo” bën të ditur se Neymar i është vetëofruar klubit katalanas për një rikthim të tij në Camp Nou, por drejtuesit e Barcelonës e pritën shumë ftohtë këtë ide të tij, kjo edhe për shkak të mënyrës së largimit të tij nga nënkampionët e Spanjës.

 

Në mediat madrilene, e përditshmja “AS” këmbëngul në interesin e fortë të Realit të Madridit për Neymar. Por, problemi në këtë pikë qëndron te vlera e kartonit të futbollistit, pasi Paris Saint Germain nuk dëshiron të dalë me humbje nga këto tratativa, me francezët që pretendojnë të arkëtojnë nga shitja e tij një shumë vërtet të majme. Gjithnjë sipas “AS”, përfaqësuesit e Realit të Madridit kanë shprehur gatishmërinë për të paguar rreth 400 milionë euro për të bindur Al Khelaifin që të lejojë transferimin e brazilianit në kryeqytetin spanjoll.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Luis Enrique braktis Spanjën për ndeshjen e radhës, ja kush e merr vendin e tij…

Delo.autor

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Lajm i keq për Teutën, humbet yllin e skuadrës për ndeshjen me “Bardheblutë. Ja emri…

Delo.autor

Zvicra tregon “dhëmbët” dhe kalon pa probleme Japoninë në Lugano (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment