Futboll La Liga Sport

PLAS TEK BARCELONA/ “Pleshti” akuza Drejtorit sportiv të klubit: Të nxjerrë emrat, na baltos të gjithëve…

Me Lionel Mesin nuk bëhet shaka, aq më tepër edhe kur një drejtues i lartë i klubit mund të provojë që ta njollosë emrin e tij. Drejtori sportiv i Barcelonës, Erik Abidal, kishte deklaruar dje për të përditshmen “Sport”: “Shumë prej lojtarëve nuk ishin të kënaqur që të punonin me ish-trajnerin Valverde dhe nuk kishin as dëshirë që të stërviteshin. Unë, si ish-futbollist, ka disa gjëra që i nuhas me lehtësi dhe të gjitha këto gjëra ia thashë presidentit, për të marrë masa që kjo situatë të ndryshonte”.

ericabidal-barcelona-257522

Akuza e Abidalit nuk kishte asnjë lloj velloje, por, me sa duket, dalja e drejtorit sportiv katalanas ka tërbuar në maksimum liderin e skuadrës, i cili nuk ka ngurruar që me anë të një statusi në adresën e tij në “Instagram” të lëshojë sulmin e drejtpërdrejtë: “Abidal, meqë është kaq i sigurt për ato që thotë, tani bën mirë që të nxjerrë emrat e lojtarëve të pakënaqur, sepse në këtë mënyrë rrezikon që të na baltosë të gjithë, – bënte hyrjen e tij numri 10 i Barcelonës, i cili vazhdon.

– Sinqerisht nuk më pëlqen të bëj të tilla gjëra, por besoj se kushdo duhet të ketë përgjegjësi për fjalët e tij dhe të marrë përsipër edhe vendimet personale. Ne lojtarët, për atë që ndodh në fushë, kemi qenë të parët që kemi njohur gabimet, kur nuk kemi luajtur mirë. Por edhe drejtuesit e klubit duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e veta për vendimet e tyre. Si i fundit në lidhje me këtë çështje, besoj se kur flitet për futbollistë dhe unë me shokët e mi thirremi në apel, ai që akuzon të bëjë edhe emrat, sepse përndryshe përfundon që të na bëjë pis të gjithëve, duke ushqyer në këtë mënyrë gjëra që nuk janë aspak të vërteta”, përfundonte postimin e tij “Pleshti”, i cili duke njohur peshën e tij në skuadër, mund të “dënojë” ndoshta edhe me shkarkim drejtorin sportiv, Abidal.

ALARM PËR MESIN 

Lionel Mesi i ka luajtur ndeshjet e fundit me shqetësime në këmbën e majtë. Në Katalonjë janë të alarmuar për këtë fakt dhe zemrat e tifozëve “ngrinë” për një çast kur kapiteni vendosi dorën në këmbë. Në fakt, ai nuk u dorëzua dhe qëndroi në fushën e lojës deri në fund. Sipas “ESPN”, kjo nuk do të thotë që Mesi do të mungojë kundër Bilbaos në Kupën e Mbretit, por që në të ardhmen mund të jetë një problem shumë i madh. Tashmë është 32 vjeç dhe ndeshjet i peshojnë mbi shpatulla, por përgjegjësia e tij është më e madhe dhe duhet që t’i zgjidhë ndeshjet në momentet e vështira.

Mesi54

Në dy sfidat e fundit ai ka dhënë kontribut në 5 golat kundër Leganesit në Kupë dhe në 2 kundër Levantes në kampionat. Duhet theksuar se ky dëmtim i lehtë që shqetëson këmbën e Leo Mesit nuk ka asnjë lidhje me atë të fillimit të sezonit që e la jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë. Pa Suarezin dhe Dembelenë, nëse do të mungojë edhe Mesi, Barcelona do të shndërrohet në një skuadër shumë të parashikueshme dhe aspak të rrezikshme në repartin e sulmit.

PA SHËNJESTËR

Problemet e Lionel Mesit duket se kanë ndikuar edhe në shënjestrën e tij. Kundër Levantes ai provoi me çdo mënyrë që të gjente rrugën e rrjetës, por sërish pa sukses. Është e vërtetë që krijoi 7 raste të rrezikshme, por nuk mjaftuan. 6 herë fituesi i “Topit të Artë” ka goditur 19 herë portën dy javët e fundit dhe nuk ka shënuar gol, por nuk ishte ky shqetësimi i vetëm. Mesi e humbi topin 22 herë në ndeshjen e fundit në kampionat dhe duket që nuk është i qetë kur i mungon Luis Suarez. Për fatin e tij dhe të gjithë Barcelonës, dy golat e Ansu Fatit shërbyen për të marrë 3 pikët.

Related posts

Finalja e madhe, Real Madrid dhe Liverpool kërkojnë trofeun

Sadik.Autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Kroaci-Skoci. Rezultati 3-1

Delo.autor

PAS DËMTIMIT TË RËNDË/ Milani merr lajmin e mirë, Ibra rikthehet në stërvitje dhe është gati për…

Delo.autor

Leave a Comment