Boks Sport Të tjera

TRIUMFON NDAJ BECKFORD/ Boksieri Alban Beqiri nuk ndalet, siguron çerekfinalet e Botërorit

Boksieri shqiptar Alban Beqiri është kualifikuar në çerekfinalet e Botërorit të boksit që po zhvillohen në Beograd (Serbi). Në peshën 71kg, ai triumfoi sot në mbrëmje ndaj Eduardo Beckford të Panamasë, të cilin e mposhti me rezultatin 4-1.

Në sfidën ndaj rivalit nga Panamaja, boksieri shqiptar bëri një tjetër paraqitje të mirë në ring, duke qenë superior në të trija raundet. Katër gjyqtarë i dhanë fitoren Beqirit (30-27, 30-27, 29-28, 29-28), ndërsa njëri ia dha pikët për amerikano-latinin (28-29).

Ky është triumfi i tretë i Beqirit në këtë turne, duke mposhtur në turin e parë kenianin Boniface Maine dhe më pas lituanezin Saimonas Banys (turi i dytë). Ndërsa sot, erdhi suksesi i tretë në ring për boskierin kuqezi, që hyn në 8 boksierët më të mirë të peshës 71kg.

Alban Beqiri po bën një paraqitje fantastike në botëror, duke qenë pretendent për medalje në peshën 71kg. Sfida çerekfinale është më 2 nëntor. Për Shqipërinë kanë garuar në këtë turne edhe Indrit Laçi (pesha 92kg) e Nelson Hysa (pesha +92kg), të eliminuar.

Related posts

RISIA/ Të prodhuara nga plastika e oqeanit, Juventus prezanton fanellat e reja (VIDEO)

Isa.Autor

ZHVILLOI STËRVITJEN E PARË/ Ja si u prit RONALDO nga shokët e skuadrës (FOTO+VIDEO)

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Humbi formacionin sepse nuk hiqte dot UNAZËN E MARTESËS (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment