Futboll Premier League Sport

ARRIHET AKORDI CONTE-TOTTENHAM/ Sot pritet zyrtarizimi. Kjo është aventura e dytë e italianit në Londër

Aventura e dytë e Antonio Contes në Londër duket gjithnjë e më afër. Trajneri që fitoi “scudetton” e fundit me Interin, ka pasur një bisedë dje pasdite me drejtuesit e Tottenhamit, të cilët shkarkuan Nuno Espirito Santo pas humbjes 0-3 me Manchester Utd.

Conte ka folur me presidentin Daniel Levy dhe me “shefin e futbollit” Fabio Paratici për të gjetur një marrëveshje: baza është një kontratë 20-mujore, me opsionin e zgjatjes, që e lidh trajnerin italian me Spurs deri në qershor 2023.

Antonio Conte te Tottenham, e konfirmuar. Kontrata deri në qershor 2023 do të nënshkruhet të martën. Marrëveshja verbale tashmë ka përfunduar. Ai është kthyer në Premier League,”- shkruar në Twitter gazetari Fabricio Romano, i specializuar në fushën e transfertave.

Conte do të shpallet sot në mëngjes herët si trajneri i ri i Totteham. Paga totale prej 15 milionë paund bruto (gati 18 milionë euro, rreth 900 mijë euro në muaj). Ndërkohë, të gjitha gazetat kryesore në Angli e konsiderojnë pozitivisht rikthimin e Contes në Premier League, një kampionat që ish-trajneri i Interit e fitoi në krye të Chelsea në 2017, duke shtuar edhe një Kupë FA vitin e ardhshëm.

Related posts

SHIFRA “STRATOSFERIKE”/ Juventusi i kalon 1 miliard euro

Delo.autor

E BUJSHME/ Mbrojtësi Kumbulla prioritet i Interit, por ka një problem madhor!

Delo.autor

ACARIMI VIDAL-BARCELONA PAS “EL CLASICO”/ Agjenti i mesfushorit takim me drejtuesit e klubit për…

Delo.autor

Leave a Comment