Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ronaldo me shokë ndryshuan fatin e Antonio Conte-s. Rrëfimi te miqtë e tij…

Antonio Conte ka një stol të ri. Tottenham ia doli aty ku dështoi verën e kaluar, duke gjetur marrëveshjen miliona euro me ish-trajnerin e Interit gati për aventurën e dytë në Premier të karrierës së tij pas fatit te Chelsea.

Dëshira për t’u rikthyer në stol ishte shumë e fortë për Conten, i cili javët e fundit ishte afruar me vendosmëri edhe te Manchester United. Një mundësi që intrigoi dhe jo pak trajnerin italian, i cili megjithatë në fund vendosi t’u thotë po Spurs. Gjithçka ka ndryshuar veçanërisht menjëherë pas përplasjes direkte të së shtunës së kaluar!

Ideja për t’u ulur në stolin e zënë dikur nga Sir Alex Ferguson në Old Trafford intrigoi dhe jo pak Antonio Conte.

Trajneri, i freskët nga eksperienca pozitive te Inter, do të kishte qenë gati t’i thoshte po Manchester United, për të mbledhur  trashëgiminë e Solskjaer pas rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit. Megjithatë, norvegjezi arriti të qetësojë stolin e tij falë suksesit të jashtëzakonshëm ndaj Tottenham.

Një ndeshje që doli të ishte një play-off i vërtetë për shpëtimin e stolit, duke gjykuar nga mënyra se si shkuan gjërat atëherë.

Në fakt, ishte Nuno Espirito Santo ai që u shkarkua, duke paguar kështu një fillim të luhatshëm të sezonit.

Drejtori sportiv Paratici në atë moment tentoi sërish sulmin ndaj Contes, pas refuzimit disa muaj më parë. Megjithatë këtë herë ka mbërritur tymi i bardhë dhe 17 mln euro ne sezon!

Nga ana tjetër, thashethemet që vijnë flasin për një Conte pothuajse fillimisht të “ndarë” mes United dhe Tottenhamit, por i gatshëm pas ndeshjes për të thyer vonesën dhe për t’i thënë po Spurs-ave.

Siç raportohet nga The Athletic dhe konfirmohet nga Metro, Conte do t’u kishte thënë miqve të tij më të ngushtë se donte stolin e United, por se ai u shty të pranonte propozimin e Tottenham. Arsyeja? Ai ndjeu se besimi i United te Solskjaer ishte megjithatë shumë i fortë dhe i vështirë për t’u lëkundur.

Prandaj ishte e kotë që ai të presë për Djajtë e Kuq.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Wolves-Chelsea. Rezultati 2-4

Delo.autor

“NE TË GJITHË BËJMË GABIME”/ Casillas: Largimi im nga Reali ishte zgjedhje e gabuar nga të dy palët, me Moun kisha…

Delo.autor

Zidane e paralajmëron Liverpoolin: Real Madridi është gati për Kiev

Sadik.Autor

Leave a Comment