Futboll La Liga Sport

“SHPËRTHEN” NDAJ LAPORTAS DHE PARALAJMËRON XAVI-N/ Stoichkov: Duan të flakin në rrugë një tjetër legjendë

Legjenda e Barcelona-s, Hristo Stoichkovk kritikuar zgjedhjen e katalanasve për t’ia besuar skuadrën Xavi-t.

“Katër muaj më parë, Laporta ka thënë se Xavi është akoma shumë i ri si trajner, se duhej të fitonte eksperiencë. Tani thotë se Xavi është më i miri për klubin”, ka thënë Stoichkov për TUDN USA.

“Një tjetër legjendë që duan ta flakin nga dera e pasme? Sepse unë mendoj se Xavi nuk është gati duhet të fitojë më shumë eksperiencë. Pep Guardiola kishte Johan Cruyff, Txiki Begiristain dhe Alexanko.

“Kë do të ketë Xavi? Kush do t’i japë këshilla? Si një ish-lojtar i Barcelona-s, unë dua që Xavi të ketë sukses, sepse është një nga ne. Në vitet e mëparshëm, kur Valverde ishte në dyshim, ne kemi dhënë emra. Allegri ishte i lirë, Conte ishte i lirë, Laurent Blanc ishte i ri. Kanë drejtuar skuadra të mëdha. Kur nuk na dëgjojnë, është problemi i tyre”.

Related posts

MOMENTE FRIKE/ Panik në kampionatin shqiptar, përplaset me arbitrin dhe futbollistit i ikën… gjuha

Delo.autor

“MË PËRJASHTUAN 3 HERË NGA SHKOLLA”/ Rrëfen lojtari i Premier: Pija alkool që në moshën…

Delo.autor

Njëri prej “snajperëve” më të frikshëm në Europë, ICARDI shpërblehet për “kryeveprën” e fundit

Isa.Autor

Leave a Comment