Futboll Sport

Skënderbeu i cunguar para Kukësit, Daja merr një lajm të keq nga infermieria

Skënderbeu nisi sot përgatitjet në terren në kuadër të takimit me Kukësin, që do të vulosë përfundimisht edhe fatet e titullit kampion për këtë sezon. Përballë është rivali më i fortë, që Skënderbeu ka patur në pesë vitet e fundit dhe lojtarët nuk kanë nevojë për motivim shtesë, aq më tepër kur shikon që në stol kanë një trajner si Ilir Daja, që gjithmonë kërkon më të mirën.

Pas suksesit me Partizanin, bardhekuqtë kanë nevojë vetëm për një fitore për t’u shpallur zyrtarisht kampionë dhe trepikëshi është obligim përballë tifozëve korçarë.

Gjendja në skuadër duket mjaft e mirë, teksa mbizotëron harmoni me lojtarët që shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin, ndonëse stafin teknik e shqetësojnë disa mungesa të rëndësishme. Fillimisht kapiteni Orges Shehi, që vazhdon me fazën e rikuperimit dhe nuk kërkon të rrezikojë. Aldo Teqja garanton siguri dhe i ka rritur më shumë kuotat e tij pas performancës në “Selman Stërmasi”.

Mbrojtja është reparti më problematik për bardhekuqtë. Mungesa e Jashanicës nuk është një gjë e re, por kosovarit pritet t’i bashkohet edhe Marko Radas, që në stërvitjen e të hënës ndjeu shqetësime në këmbë dhe qëndroi pushim. Gjithsesi stafi mjekësor garanton, se kroati do të jetë gati për ndeshjen me Kukësin, pavarësisht shqetësimve që ndjen.

Në repartin e sulmit, pritet të mungojë sërish Ali Sowe, i cili nuk ishte fare në stërvitjen e parë anti-Kukësi. Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Eduasportin.com” se afrikani ishte në kryeqytet pasi zhvilloi një kontroll mjekësor (rezonancë magnatike) dhe përgjigja që mori nuk do ta gëzojë trajnerin Daja.

Sowe nuk është gati për t’u bashkuar me grupin dhe do të punojë individualisht me stafin mjekësor që do të japë “ok” përfundimtar. Ndërkohë në dyshim mbetet Xhejms, i cili nuk punoi me ngarkesë të plotë. Nesër Skënderbeu dëshmon në selinë e UEFA-s dhe nga futbollistët është thirrur mesfushori Sabien Lilaj, që është nisur drejt Zvicrës dhe Nimaga, i cili do të japë versionin e tij nëpërmjet një video konference.

Related posts

Spalletti kapet me median italiane: Duan të më dëmtojnë mua dhe Interin

Q.Autor

Shorti i Kupës së Ligës/ Spikat Liverpool-Chelsea, ndërsa Lampard do të sfidojë MOU

Isa.Autor

Jim Pallotta takohet me Fergusonin dhe Maldinin

Sadik.Autor

Leave a Comment