Futboll Sport

ZONJA SHKËLQEN NË CHAMPIONS/ Juve del nga kriza, me Dybala fluturon në 1/8

Juventus shkëlqen në Champions, një skuadër e transformuar totalisht në këtë turne, duke siguruar një biletë për në fazën e 1/8 dy xhiro përpara fundit. Bardhezinjtë janë skuadra e parë italiane që kalon fazën e grupeve, këtë e arrijnë falë një rrugëtim perfekt, 4 ndeshje 4 fitore. Kriza që i ka mbërthyer në Serie A nuk përcillet në Champions, ndaj Zenit, siguruar një fitore me “poker” golash, 4-2 në “Stadium”, ku njeri i ndeshjes ishte Paulo Dybala, autor i një dopjete. Argjentinasi kaloi “Zonjën e Vjetër” në avantazh që në minutën e 11-të por një autogol i Bonucci vendosi baraspeshën në minutën e 26-të.

Me fillimin e pjesës së dytë, Chiesa fitoi një 11-metërsh dhe në tentativën e dytë, Dybala u tregua i saktë duke rikthyer Juven në avantazh. Në të 73-tën, Chiesa me një aksion personal realizoi një gol shumë të bukur duke sigluar shifrat në 3-1. Historia e këtij takimi u mbyll përfundimisht në minutën e 82-të ku Morata realizoi dhe golin e katërt. Për statistike, rusët ngushtuan shifrat në 4-2 në limitet e shtesës. Në sfidën tjetër të Grupit H, Chelsea mposhti në transfertë Malmo me rezultatin 0-1 duke u renditur në vendin e dytë në kuotën e 9-të pikëve, tre më pak se Juve.

Related posts

TELUSHI del hapur/ DUA TITULLIN, ky mund të jetë viti i duhur për PARTIZANIN

Isa.Autor

HUMBET MUNDËSINË ARTË/ Portieri i Tottenhamit pret penalltinë e Agueros (VIDEO)

Delo.autor

“KËRKOJ GJITHMONË TË MËSOJ…”/ Leao “tradhton” Ibrën: Ja pse zgjedh CR7 para yllit suedez

Delo.autor

Leave a Comment