Futboll

Sampdoria-Inter, zikaltrit kanë shumë probleme në transfertë

Sampdoria është turpëruar në javën e fundit të kampionatit italian pasi është mundur 4-1 nga Crotone, por është e rëndësishme të kujtohet se kjo disfatë ka ardhur në trasnfertë.

Gjenovezët, në fakt, kanë pasur një ecuri shumë të keqe në ndeshjet e këtij kampionati që kanë luajtur larg shtëpisë, siç tregon edhe humbja 3-2 e pësuar ndaj Benevento-s, skuadra e vendit të fundit.

Nga ana tjetër, Sampdoria ka pësuar vetëm dy humbje në ndeshjet e kampionatit të luajtura në shtëpi. Një statisikë shqetësuese kjo për Inter, që ka marrë vetëm dy fitore në 12 ndeshjet e fundit dhe këto dy fitore kanë qenë kundër Benevento-s dhe Bologna-s.

Më shqetësues është fakti se zikaltrit nuk kanë fituar asnjë nga pesë transfertat e fundit të kampionatit. Gjithashtu, Sampdoria është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi dhe nuk mundet prej tri ndeshjesh në shtëpi kundër Inter. Zikaltrit, nga ana tjetër, nuk ka pësuar asnjë humbje në 26 nga 29 takimet e fundit të kampionatit.

Related posts

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Ja dy emrat “big” që Barcelona synon në verë

Delo.autor

KAPITENI XHIXHA LARGOHET NGA TIRANA/ Akord menjëherë me nënkampionët për Europën

F.autor

NJË TJETËR TRIUMF/ Luiza Gega fiton garën e 5 mijë metrave në Poloni: Synoj edhe 3 mijë metrat me pengesa

F.autor

Leave a Comment