Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

DINAMO-TIRANA/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja skaudrat në “Air Albania” (FORMACIONET ZYRTARE)

Dinamo dhe Tirana i kanë dhënë një rëndësi të madhe Kupës së Shqipërisë, ndaj në ndeshjen e sotme mes tyre në “Air Albania”, të dy trajnerët nuk kanë bërë lëvizje të mëdha në ato që janë rreshtimet e zakonshme të ekipeve të tyre edhe në kampionat.

Të Dinamo në fakt shihet në fushë nga minuta e parë rreshtimi i cili ka qenë titullar në javën e kaluar, pasi trajneri Shkëmbi mendon se ky ekip është i balancuar sa duhet për të marrë një sukses që do të ishte i rëndësishëm edhe në optikën e përballjes së dy skuadrave mes tyre pas pak ditësh në Superiore.

Kurse në radhët e Tiranës, shfaqet përsëri titullar që në start Përgjoni në prapavijë, ashtu si edhe Hoti, i cikli ka zënë vendin e Totres në mesfushë.

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo: Harizaj, Sofranac, Imami, Isaevski, Siljanovski, Demiri, Haxhiu, Sidibe, Mihana, Ibraimi, Çinedu.
Trajner: Bledi Shkëmbi

Tirana: Bekaj, Përgjoni, Behiratçe, Hoxhallari, Toli, Toshevski, Najdovski, Limaj, Hoti, Seferi, Ngo.
Trajner: Orges Shehi

Related posts

“DO ISHA I BEFASUAR NËSE DO TË ZGJIDHTE JUVENTUS”/ Materazzi: Mourinho do të bëjë gjithçka për të mundur…

Delo.autor

PAS KONFERENCËS PËR SHTYP/ Çfarë i tha Solskjaer gazetarit kur e mori vesh se ishte tifoz i Liverpool

Delo.autor

“DERBI” I ANGLISË/ Gary Neville: Ai është futbollisti më i padisiplinuar ndonjëherë

Isa.Autor

Leave a Comment