Futboll Premier League Sport

KËRKOHET ME NGULM NGA CONTE/ Tottenham hidhet në sulm, pranë marrëveshjes me yllin e Milan-it…

Antonio Konte i ka idetë e qarta për lojtarët që do të ketë në dizpozicion. Për këtë arsye u ka kërkuar drejtuesve të Totenhemit një sforco ekonomike, në mënyrë që të ndërtojë një skuadër konkuruese si brenda, por dhe jashtë Anglie.  Emri më i fundit i kërkuar nga tekniku është mesfushori i Milanit, Frenk Kesi.

24 vjeçari kërkohet me ngulm nga Konte dhe shihet si përforcimi i parë për merkaton e janarit. Sipas gazetarit italian Rudi Galeti, mesfushori ka arritur akordin me Totenhem për një kontratë faraonike.

“Është arritur marrëveshja për 10 milionë euro në sezon dhe një komision i lartë për agjentin e lojtarit”.

Mediat angleze thonë se Totenhem i ka ofruar lojtarit një kontratë 5 vjeçare. Lojtari i përfundon kontrata me Milanin vitin tjetër dhe kuqezinjtë mund ta lënë të lirë që në janar, në mënyrë që të mos ta humbasin me parametër zero.

Priten zhvillime të tjera rreth këtij operacioni, por palët janë shumë pranë një marrëveshjeje.

Related posts

E BUJSHME NË PREMIER/ Transferim i paligjshëm, Manchester City në telashe për talentin 18-vjeçar

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Daja me shumë ndryshime, Shehi me 11-she ofensive. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

ZYRTARE/ Humbi në shtëpi, jep dorëheqjen trajneri i klubit të Kategorisë së Parë

F.autor

Leave a Comment