Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Milan shmang humbjen ndaj Portos, por i duhet një mrekulli

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi në sfidën e luajtur me Porton për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh pas 6 minutash lojë, ku Diaz ndëshkoi skuadrën e Piolit. Milani humbi toruan duke mos arritur të dalë para. Duhej të vinte minuta e 61-të e pjesës së dytë, ku pas një rrëmujë në zonë, Kalulu godet diagonal dhe topi devijohet nga Mbemba.

Në fundin e takimit, Ibra shënoi duke dërguar në delir kuqezinjtë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Sfida përfundoi dhe skuadra ndanë nga një pikë. Milani mbetet në vendin e fundit në renditje, ndërsa Porto shkon në vendin e dytë me 5 pikë.

Kuqezinjve do tu duhej një fitore e Liverpulit ndaj Atletikos në mbrëmje për të mbajtur gjallë aventurën në Champions.

Related posts

SULMUESI FRANCEZ DREJT LARGIMIT NGA ARSENAL/ Lacazette kontakton me drejtuesin e klubit ku u rrit…

Delo.autor

FUTBOLLI GJERMAN NË ZI/ Vdes në moshën 85-vjeçare legjenda e kombëtares… (FOTO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Juventusi me njoftim të rëndësishëm! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment