Futboll Premier League

Arsenali iu bashkohet pesë gjigantëve evropianë në garë për Cristanten

Mesfushori i Atalantës, Bryan Cristante, është duke u kërkuar nga Napoli, Juventusi, Interi, Liverpooli dhe Lazio, ndërkohë që Arsenali sapo i është bashkuar garës për të.
Cristante vlerësohet 30 milionë euro, transmeton Express.

Ai sapo ka mbushur 23 vjet dhe ka pasur një sezon shpërthyes sivjet me klubin italian, duke shënuar 10 gola dhe dhuruar dy asiste në 34 ndeshje.

Atalanta e ka një opsion në marrëveshje për ta blerë atë prej Benficas për vetëm 4 miliona euro, por tashmë ia kanë vënë çmimin 30 milionë euro, me shpresë së do të nxisin një luftë ofertash për të në verë.

Skuadra e fundit që e do Cristanten është Arsenali, pasi është mahnitur nga performancat e tij në Serie A dhe Evropa Ligë, sipas mediave italiane.

Related posts

Vangjel Zguro nuk pret klubin, zbulon të ardhmen (FOTO)

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ “Marca” zbulon se kush nga treshja do ta fitojë çmimin e FIFA-s

Isa.Autor

I MOTIVUAR NGA LORIK CANA DHE ME ËNDRRA TË MËDHA/ Rrëfehet kampioni i Italisë, Medon Berisha

F.autor

Leave a Comment